A do ta shfrytëzoj Thaçi vakumin politik për ndarjen e Kosovës?!

Politika

A do ta shfrytëzoj Thaçi vakumin politik për ndarjen e Kosovës?!

Nga: A.M. Më: 20 korrik 2019 Në ora: 20:09
Hashim Thaçi

Gjatë ditës së premte, Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të vendin. Këtë e ka bërë të ditur vet Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, në një konferencë për media.

Analisti politik, Nexhat Haziri është shprehur se shteti i Kosovës do të jetë humbisja e vetme pasi që në pushtet mund të kthehen të njëjtat parti të cilat kanë qeverisur deri tani.

Ai ka folur edhe për çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë ai është shprehur se bisedimet mund të vazhdojnë pasi të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Image
Nexhat Haziri

“Kosova do të jetë humbëse vetëm nëse serish në pushtet vijnë partitë e njëjta të cilat kanë qeverisur deri më tani. Procesi i dialogut me Serbinë do të vazhdoj vetëm atëherë kur Kosova do të ketë institucione të reja, kredibile dhe me legjitimitet të plotë qytetar që do të dalin nga zgjedhjet e parakohshme të cilat priten të caktohen së shpejti”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, ai është shprehur se nëse partitë politike parlamentare do të pranonin që të zgjidhnin kryeministrin e ri me këtë përbërje të kuvendit të Kosovës, atëherë presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të mund të vazhdoj idenë e tij për korrigjimin e kufirit.

“Ndërsa Thaçi do të mund të hynte në “lojë” vetëm nëse partitë politike parlamentare do të pranonin që të zgjidhnin kryeministrin e ri me këtë përbërje të kuvendit të Kosovës, atëherë Thaçit do i krijohej mundësia që të vazhdonte me idetë e tij për ndarjen e Kosovës në bazë të një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”, ka deklaruar Haziri për “Bota sot”.

Më tej, ai është shprehur se Thaçi do të angazhohet që PDK-ja të dal fituese në zgjedhje, por nëse fiton blloku opozitar ai do të mund të veproj aq sa e parasheh  kushtetuta.

“Mbase, presidenti Thaçi do të angazhohet fuqishëm edhe në procesin e zgjedhjeve të parakohshme duke përkrahur partinë e tij PDK-në që të dal e para dhe satelitët e sajë, që do t’ia garantonin Thaçit rrolin udhëheqës në bisedime me Serbinë. Në të kundërtën nëse nga këto zgjedhje fituese dalin blloku opozitar aktual dhe institucionet e vendit siç është Kuvendi dhe Qeveria udhëhiqen nga këto parti politike, atëherë për Thaçin do të jetë një periudhë tjetër e veprimit të tij politik vetëm aq sa ia parasheh kushtetuta e vendit”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat