Qëndresë, Buxhov! Panistët, vrastarë të atdhetarëve

Politika

Qëndresë, Buxhov! Panistët, vrastarë të atdhetarëve

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 20 korrik 2019 Në ora: 20:31
Jusuf Buxhovi

Jusuf Buxhovin e njoha në vitet `60-a, në njërën nga redaksitë në Prishtinë, kur unë isha mësues atje. Një plejadë letrarësh premtues gjakovarë: Teki Dervishi, Esad Dujaka, Jusuf Buxhovi me shokë. Në vitet `70-a, të ftuar nga organet letrare, Dujaka dhe Buxhovi, vizituan Shqipërinë. Në Hotel "Dajti", profesori im në Universitetin e Tiranës, Dalan Shapllo, ishte në shoqërim të tyre.

Profesor Shapllo më tha: "Jusufi më kërkoi një intervistë, për faqen letrare të gazetës "Rilindja". Por, neve na lejohet të flasim apo të shkruajmë vetëm për botimet letrare, ndërkohë që "Rilindja" është politike. Ti e dinë vet se si më justifikon". Profesori Shapllo këtë ma tha në mirëbesim, sepse nuk duhej të merrej vesh se as profesorët universitarë nuk guxonin të botonin në "Rilindjen" e Prishtinës! Dhe, djemtë e zgjuar gjakovarë, e mirëkuptuan Profesor Shapllon, pa e bërë për fjalë rastin.

E kam përcjellur Profesor Buxhovin, në krijimtarinë e begatë letrare e historike. Një studjues i veçantë, i përkushtuar dhe shumë cilësorë. Qenia gazetar i "Rilindjes" në Bonn, nuk e lidh asgjë me vrasjen e djemëve të Kosovës, në Untengruppenbach të Shtutgartit. Krimi është i krerëve të LPK-së, në bashkëpunim me UDB-në jugosllave. Ndërsa Buxhovi nuk ka qenë kurrë pjesë e LPK-së.

Gazetarja karizmatike, Kimete Berisha, ka të drejtë kur thotë se "shqiptarët nuk lexojnë". Përndryshe, nuk do të kishim një kaos dizinformatash dhe gënjeshtrash për luftën në Kosovë, sikur ajo të kishte ndodhur në prehistori dhe jo dy dekada më parë, në shekullin digjital.

Gazeta kombëtare "Bota sot", me editor Vëllezërit Mazrekaj, në mënyrë kronologjike dhe besnike, ka pasqyruar, madje, deri në detaje, të gjitha ngjarjet dramatike e tragjike, para, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Rrjedhimisht, historia shqiptare në Etnikumin tonë, nuk mund të shkruhet pa referencën faktologjike, të arkivuar në faqet e "Bota sot", përgjatë tej dy dekadave të botimit të saj.

Edhe për temën të rihapur tani, nga Profesor Buxhovi, përgjigja është dhënë, madje, edhe përsëritur, në faqet e gazetës në fjalë. Vrasja e gazetarëve të saj, planifikimi i plojës me bombë, e mbetur në tentativë, në redaksinë e "Bota sot", nga anëtari i AAK-së, fakt i pranuar, në heshtje, nga krerët banditë të saj, nuk e ndalën editorin Xhevdet Mazrekaj, me stafin e tij heroik, në misionin fisnik të informimit të mirëfilltë, denoncimin e krimeve serike e numerike, të bëra nga krerët kriminelë të PAN-it në koalicion.

Një dekadë pas fillimit të punësimit të shqiptarëve të Kosovës në Evropën Perëndimore, UDB-a dërgoi agjentët e saj, për ta kontrolluar, nga afër, emigracionin ekonomik dhe politik. Këta spiunë u vunë në krye të LPK-së.Spiunimi, përçarja e shqiptarëve kulmoi, deri në vrasjet të atdhetarëve, në vitet `80-a.

Në vitet `90-a, LPK-ja dënoi rrëzimin e Murit të Berlinit; pluralizmin në Shqipëri e Kosovë; nuk njohu institucionet e paralele të Kosovës dhe as Presidentin plebishitar Rugova! Refuzoi kontributin financiar, për mbijetesën e popullit të Kosovës, madje, agjitoi për sabotimin e ndihmave. Me mbështjen e komunistëve të Enver Hoxhës dhe paçavurën "Zëri i Kosovës", thelluan përçarjen ndër-shqiptare, në Mërgatë, në prag-luftën dhe përgjatë gjithë luftës.

UÇK e FARK-ut, asnjë lidhje me "UÇK" e LPK-së

Takimi në Osllo të Norvegjisë i palëve: oficerët e FARK-ut dhe përfaqësuesit e LPK-së, zbuloi të vërtetën e hidhur: LPK-ja, në koordinim me bandën kallëse të Shqipërisë, komunistë të konvertuar në socialistë, jo vetëm nuk donin të hynin në luftë, por vendosën edhe ta sabotonin atë. Prova e parë sabotuese ishte vrasja e ministrit të luftës, Kolonel Ahmet Krasniqit, pikërisht, në vlugun e luftës.

Ndërkohë që FARK-u organizoi batalionet e deri në Brigadë, u përball me forcat serbe në disa fshatra të Deçanit, duke bërë edhe Betejen fitimtare të Loxhës, nën komandën e Kolonel Tahir Zemaj; organizoi luftën në Koshare, që rezulton me thyerjen e kufirit; organizoi rezistencë, kudo në Kosovë. Ndërsa LPK-ja me "UÇK-në" imagjinare, nuk arriti kurrë ta zhvillojë ndonjë betejë, me formacione të organizuara ushtarake.

LPK-ja kishte "komandantë, por jo ushtarë!

Emërtesa e përbashkët e FARK-ut dhe e "UÇK-së" të LPK-së, ishte ide e Qeverisë Bukoshi. Ndoshta ka qenë ide vullnetmirë, për një bashkim të mundshëm. Por, rezultoi e gabuar. Sepse, LPK-ja kishte "komandantët" pa ushtarë, ndërsa FARK-u i kishte të dyja, ushtarë dhe komandantë profesionistë.

Ekspertët, pjesë e luftës, thonë: ish -SHIK-asi Naim Miftari thotë se "90 % ishin ushtarë të LDK-së"; Ramush Haradinaj thotë se "98 % ishin ushtarë të LDK-së"; Fatmir Limaj thotë se "të gjithë ushtarët na vinin nga LDK-ja". Shembulluam me pohimet dhe pranimet e palës vrastare se LPK-ja nuk kishte ushtarë, rrjedhimisht, nuk kishte as UÇK-e. Dhe, si mund të luftojë një "UÇK-e" inekzistente, imagjinare?! Por, ama, LPK-ja kishte banda të mjaftueshme, për ta përgjakur Kosovën, gjatë dhe pas luftës.

Pretenduesit themelues të "UÇK-së" të LPK-së: Ibrahim Kelmendi, Muhamet Kelmendi, Jakup Krasniqi, Bislim Zogaj, e pranojnë se krijesa e tyre e pretenduar, asnjëherë nuk arriti të futet në luftë në formacionin ushtarak. Për këtë fajësojnë krerët aktual të PAN-it, të cilët, sipas tyre "u ndikuan nga shtete armike të Kosovës dhe sabotuan luftën, tradhtuan!"

Qartësisht, UÇK-ja e vërtetë identifikohet me FARK-un, ndërsa "UÇK-ja" e LPK-së, realisht, nuk ka ekzistuar. Kjo "UÇK-e" imagjinare, me një propagandë lehaqne, të tipit enverist, u imponua sforcueshëm e dhunshëm, në opinionin shqiptar dhe më gjerë.

E vërteta është se "UÇK-ja" e LPK-së, nuk ka shënuar asnjë betejë të organizuar. Në mungesë të betejave, ajo feston masakrat serbe ndaj popullsisë shqiptare, duke imituar Serbinë, që disfatën, humbjen e betejës, rrjedhimisht, edhe të luftës, në shekullin 13-të, në Kosovë, mashtrueshëm e turpshëm e feston si fitore!! Maskarada e këtyre festimeve, ishte e bujshme përgjatë 20 vjetorit të 400 masakrave të viti 1998-1999, anekënd Kosovës.

Çdo respekt për individët luftëtarë, të cilët, përkundër pengesave nga "komandantët" e Rogner-it, luftuan dhe u flijuan në luftën për liri.

"UÇK-ja" e LPK-së, duke kërcënuar me luftë civile, me bandat e saj, pengoi sulmin e organizuar, kundër pushtuesit, UÇK-në e FARK-ut!

"UÇK-ja" e LPK-së dështoi edhe në mbrojtjen e popullatës. Për ta kompensuar dështimin total, si rrjedhojë e sabotimit të luftës, krerët kryekriminelë të LPK-së, themeluan dy organizata supër-kriminale: SHIK-un dhe "Shqiponjat e zeza", duke synuar pushtetin, ekzekutuan, gjatë dhe pas luftës 1.820 ushtarakë të FARK-ut, zyrtarë dhe veprimtarë të LDK-së të Ibrahim Rugovës.

Megjithatë, mesazhi i Buxhovit është i qartë

Përfundimisht, Profesor Jusuf Buxhovi ka të drejtë në deklarimin e tij se "UÇK-ja nuk ka qenë e pastër. Ka qenë e drejtë, por ka pasur shumë gjëra të këqija. Janë vrarë mbi 100 zyrtarë të LDK-së". Por, Buxhovi përmend vetëm shifrën e 100 zyrtarëve të LDK-së, duke "harruar" edhe 1.720 luftëtarë dhe veprimtarë të tjerë të FARK-ut dhe të LDK-së, të ekzekutuar, listueshëm e ngeshëm, nga bandat e banditëve të PAN-it, sot në kupolë të shtetit dhe të pushtetit.

Një lëshim teknik është se Profesor Buxhovi nuk e specifikon autorësinë e krimeve vrastare. Ai ia faturon UÇK-së! Ndërsa duhej thënë e shkruar se autorët faktikë të vrasjeve politike, me qëllim të marrjes së pushtetit me dhunë, janë kriminelët e "UÇK-së" të LPK-së, kryePAN-istët e sotëm. Pra, duhej thojëzuar "UÇK-ja", sepse LPK-ja nuk ka pasur UÇK-e të mirëfilltë, por, skuadra vrastare të kundërshtarëve politikë.

Megjithatë, ky është një lëshim teknik. Dhe, këtë e dinë kryekriminelët e PAN-it dhe bandat vrastare të tyre si dhe populli i Kosovës dhe shqiptarët e kudondodhur. Ata e dinë, mirëfilli, se Profesor Buxhovi e ka vënë pikën mbi "i". Fjalën e ka, pikërisht, për "UÇK-në" e LPK-së, saktësisht, për projektuesit, listuesit dhe urdhëruesit e vrasjeve të atdhetarëve shqiptarë: Hashim Thaçin, Ramush Haradinaj, Kadri Veselin, Fatmir Limaj, me bandat e tyre ekzekutuese.

Kriminelët i bashkon krimi

Reagimet e krerëve kriminelë të djeshëm, PAN-istë të sotëm në panik, përfshi edhe vrastarë faktik, me kartelë, janë cinike, ironike e, skajmërisht, manipulative. "Konteksti ose vrasja nëse ka ndodhë duhet me shpjegue se çka nënkupton",- llomotitë veç tjerash, kryeministri monstër e fatal. Përgjigja është e qartë: Shih shumë qindra varre të veprimtarëve të LDK-së dhe të ushtarakëve luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës.

Eksponenti i krimeve Kadri Veseli, e pranon vrasjen politike të 120 veprimtarëve të LDK-se, duke i fshehur 1.700 vrasjet tjera. "Mund të jenë bërë edhe gabime nga njerëz të veçantë",- minimizon e falsifikon Veseli. Vrasja është fajësi, krimi më i rëndë dhe jo gabim, o bastard!

Në emrin e "UÇK-së" të Jakupit, janë vrarë shumë qindra atdhetarë shqiptarë. "UÇK-ja" e tij nuk fitoi mbështjen ndërkombëtare. Përkundrazi, u shpall terroriste. Ishte Ibrahim Rugova, me FARK-un e Tij, që shpëtoi shqiptarët nga e keqja e madhe, për të mos u anatemuar, si Hezbollahu palestinezë, që vriste luftëtarët çlirimtarë të kryetarit Jaser Arafat. 

Horri Gani Koci, që i dajakosi deputetët duarlidhur shqiptarë në Drenicë, e paska peng pse nuk i spastroi intelektualët markantë të Kosovës. Trimërinë e tij e kemi parë në një përballje duarzgjidhur, në shkallarët e Kuvendit.

LDK-ja nuk ka pasur struktura të krimit

Akuza e përsëritur, nga kriminelët e PAN-it, se LDK-ja i ka vrarë veprimtarët e saj, është sa cinike, aq edhe kriminale. LDK-ja kurrë nuk ka pasur strukturë vrastare të shqiptarëve, ashtu siç i kanë pasur dhe i kanë partitë-banda në koalicionin PAN. Por, me bërjen e Hashimit president dhe të Kadrisë kryeparlamentar, LDK-ja, përkatësisht, Isa Mustafa, me klanin e tij, i ka rivrarë veprimtarët e LDK-së dhe ushtarakët FARK-istë të Ibrahim Rugovës.

Profesor Buxhovi, në intervistën e tij në Rubikon, bëri një vlerësim të saktë, për gjendjen aktuale në LDK-e dhe butakët e saj. Ndërsa reagimi qyqar, inatçor, i Isa Mustafës, i bërë me porosi të PAN-istëve, pikërisht, tani, është turpi i radhës. Është Isa, me klanin e tij, që për një dekadë radhazi, e mbanë në pushtet bandën kriminale të PAN-it.

Denoncimi i krimeve të LPK-së, është bërë në vijimësi, nga gazetarë e publicistë të angazhuar me rrjedhat e luftës në Kosovë. Por, rasti i Veton Surroit më parë dhe tani i Profesor Buxhovit, dëshmon se duhesh të jeshë akademik, për të zgjuar reagimin koral të vrasësve serikë dhe të lakejve të tyre!!

"Kam folur publikisht dhe mbetëm te ato qendrime",- tha shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi, në përgjgje të lukunisë injorante e kriminale, të ekstremit të majtë stalinistë të Kosovës.

Andaj, qendresë e dinjitet, Buxhov! E drejta është me ju. Dhe, ajo vonon, por, assesi nuk harron. PAN-istët janë vrastarë të shumë qindra atdhetarëve shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat