Populli i Kosovës duhet t'i jap shansin Albin Kurtit për të udhëhequr shtetin e Kosovës

Politika

Populli i Kosovës duhet t'i jap shansin Albin Kurtit për të udhëhequr shtetin e Kosovës

Nga: D. B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 14:27
Albin Kurti

Pas dorëheqjes së kryeministrit në largim Ramush Haradinajt, do të ishte e dobishme dhe shumë pozitive, sikur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbaheshin më 8 shtator.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjes politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këto zgjedhje Parlamentare për popullin e Kosovës do ishin ripërtërije politike, freskuese e me frymosje energjish pozitive për të ardhmen e Kosovës.

Sipas tij, tani popullata duhet të jetë e kujdesshme se cilën prej partive duhet votuar.

Image
Sulejman Mehazi

“Partitë e komandantëve të cilët jo që nuk duhet qeverisur shtetin, por s'e kanë vendin edhe në parlamentin e Kosovës, vendi i tyre është në Ushtrinë e Kosovës, për të komanduar nëpër kazermat anembanë Republikës, ata janë të aftë për të mbrojtur Kosovën me armë, e jo për të çuar politikë shtetërore e ndërkombëtare. Nuk ngjanë edhe komandant, edhe politikan. Haradinaj, Thaçi, Veseli janë për pushkë, dorën në zemër, ama për politikë janë të tjerët, Vetëvendosja e Kurtit dhe LDK-ja e të ndjerit Ibrahim Rugovës. Popullata e Kosovës duhet t'i jap shansin Albin Kurtit për të udhëhequr shtetin e Kosovës, kjo për faktin se i pamë, i dimë e i njohim mirë komandantët se si e kanë udhëhequr Kosovën deri më tani, katastrofale. Të tillët madje as edhe një liberalizim të vizave nuk kanë mundur ta realizojnë,  e mos të presim më, për punët tjera më të mëdha shtetërore”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat