Zgjedhjet e jashtëzakonshme, komandantët do i le njëherë e përgjithmonë në opozitë

Politika

Zgjedhjet e jashtëzakonshme, komandantët do i le njëherë e përgjithmonë në opozitë

Nga: D. B Më: 22 korrik 2019 Në ora: 15:53
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike Ragip Guraziu ka thënë se nga këto zgjedhje pritët që të kalojnë komandantët njëherë e përgjithmonë në opozitë.

Sipas tij, këtë e kanë dëshmuar për këto vite, se opozita është më e merituar për ta, sesa opozita, që gjatë këtyre viteve kjo klasë politike dështoi në të gjitha sferat, duke e degraduar shtetin e Kosovës për interesat e veta personale dhe xhepat përplot të mbushura me euro, pa fijen e ndjerës.

“Arsyet janë të bollshme për ti mbajte zgjedhjet e jashtëzakonshme kur kemi parasysh se për këto 11 vite pavarësi dhe shtet me Kushtetutë nuk arritën Qeveria dhe institucionet tona që ta bindin Spanjën, e cila është një prej pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, së bashku me Qipron, Rumaninë, Greqinë dhe Sllovakinë. Ndryshe, Ana Bërnabiq ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Spanjës, Raul Bartolomeu Molina. Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Spanjës në Beograd, Raul Bartolomeu Molina i cili i konfirmoi se shteti i tij nuk do ta ndryshojë qëndrimin në lidhje me mos njohjen e Kosovës. Ai po ashtu u zotua se Spanja do të vazhdojë të ofrojë mbështetje në rrugëtimin evropian të Serbisë, raportojnë mediat serbe. Bërnabiq dhe Molina kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale të dyja vendeve dhe mundësinë e bashkëpunimit të mëtejmë ekonomik. “Serbia gjithmonë do të jetë mik i mirë i Spanjës. Ambasadori Molina ka konfirmuar se Spanja nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj në raport me Kosovën dhe se do të vazhdojë të shfaq mbështetje për mbrojtjen e interesave shtetërore dhe nacionale të Serbisë”, deklaroi Bërnaviq. Spanja është një prej pesë shteteve anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Kosovën, së bashku me Qipron, Rumaninë, Greqinë dhe Sllovakinë. Kjo edhe s'do koment, veç se e dëshmon neglizhencën e institucioneve tona të amoralshme”, ka thënë analisti politik Ragip Guraziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat