Haziri: Respekt për të gjithë, por Kosova ka nevojë për çlirim!

Politika

Haziri: Respekt për të gjithë, por Kosova ka nevojë për çlirim!

Nga: D. B Më: 23 korrik 2019 Në ora: 14:17
Ismet Haziri

Çdo demokraci në secilin vend, ka nevojë që herë pas herë të testojë funksionalitetin dhe efikasitetin e institucioneve të saj, e zgjedhjet janë pikërisht ato që mundësojnë këtë.

Si një prej instrumenteve më të rëndësishme të demokracisë sot, zgjedhjet pra shërbejnë si rrugë për pjesëmarrje të qytetarëve në procese politike.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se duke i zgjedhur zyrtarët që përfaqësojnë më së miri vlerat dhe interesat e popullit, votuesi mundë të ndikojë në formësimin e politikave që përmirësojnë kualitetin e jetës.

“Ne si shoqëri duhet të angazhohemi dhe kontribuojmë parasë gjithash për zgjedhje të lira me integritet të procesit zgjedhor, prandaj mendojë se në këtë proces ndryshimi duhet që sa ma shumë të kontribuojnë departamentet e informacioneve televizive, gazetat, analistë politikë, ekspert mediatikë, përfaqësues të shoqërisë civile, përfaqësues studentesh dhe stafit akademikë universitar. Përvojat e zgjedhjeve të gjertanishme, na kanë mësuar se shumë nga të zgjedhurit na kanë mashtruar, duke mos realizuar interesin kushtetues dhe qytetar, prandaj e kemi si obligim që të gjithë faktorët e lartpërmendur të involvohen ne ngritjen e vetëdijes që qytetarët të flasin me prezencën masive duke votuar për ndryshimet në përfaqësimin institucional, ta ndryshojmë edhe jetën, mirëqenien, arsimin, shëndetësinë, sigurinë, me fjalë tjera të ia kthejmë qytetarit dhe Kosovës dinjitetin e merituar, për çka jemi e janë sakrifikuar breza ndër shekuj”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, ndryshimet i bënë vetë qytetari, duke mos u pajtuar asnjëherë dhe kurrë me këtë lloj përfaqësimi, duke e bërë Kuvendin e Republikës shëtitore dhe arenë gladiatorësh, duke shprehur fjalorë rrugaçërisë dhe duke treguar muskuj.

“Pra këto sjellje janë shembuj ma të keqe, se si trajtohet vota qytetar dhe si respektohet mandati dhe verdikti i popullit. Jetojmë ne kohën e të arriturave të larta teknologjike, në kohën kur Bota është shndërruar në një lagje, prandaj me këtë dinamikë mundë të ballafaqohen në përfaqësim të vendit vetëm gjeneratat e reja, me energji e vullnet të plotë politikë për ta rimëkëmbur dhe zhvilluar vendin. Ne nuk jemi për të prerë koka, secila gjeneratë ka peshën e vet dhe meritat e veta për Kosovën, respekt për të gjithë, por Kosova duhet të çlirohet nga ata që janë shterur nga vizioni, imagjinatë dhe energjia për të bërë ma shume për vendin, duke ju dhënë mirënjohje, dekorata e lëvdata, por nuk kanë se çka ti japin ma shumë Kosovës, ngase Kosova ka nevojë shumë për ndryshime, e këto ndryshime mundë të behën duk marr dhe dhënë përgjegjësi secili anëtar i shoqërisë, gra e burra, të rinjtë e të reja, secili që e ka Kosovën në zemër, e që e donë familjen, lagjen, qytetin e Kosovën si dashuri e të gjithëve që jetojnë, pa dallim, feje, ngjyre, race, e kombësie,” është shprehur njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat