Thaçi e Veseli duhet të zhveshën nga petku shtetëror!

Politika

Thaçi e Veseli duhet të zhveshën nga petku shtetëror!

Nga: D. B Më: 23 korrik 2019 Në ora: 15:53
Kushtrim Kadriu

Se a duhet a duhet të japin dorëheqje nga pozita që mbajnë presidenti Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli për intervistim në Hagë, apo duhet të shkojnë si zyrtarët të lartë të shtetit të Kosovës, nëse i thërret Gjykata Speciale, analisti politik Kushtrim Kadriu ka thënë se është e pa logjikshme që një detyrë aq të rëndësishme si ajo e të parit të shtetit ta mbajë një njeri me proces të hapur me drejtësinë.

Ai ka thënë për “Bota sot” se si Thaçi ashtu edhe Veseli në rast se ftohen nga organet e drejtësisë ndërkombëtare ata duhet të zhveshën nga petku shtetëror dhe të paraqiten para drejtësisë si qytetarë të këtij vendi.

“Unë mendoj që ftesën dhe intervistën e kanë kryer moti kohë Veseli dhe Thaçi tek hetuesit ndërkombëtar. Kurse Ramush Haradinaj e Jakup Krasniqi tani e bënë publike këtë ftesë, dhe ata shpejte kthehen në vend dhe vazhdojnë punët e tyre politike. Më shumë është bërë trendi kjo puna e Gjykatës Speciale për të përfituar poenë politik e për të marr ndonjë simpati nga ata që janë të lidhur me luftën”, është shprehur analisti politik Kushtrim Kadriu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat