Sfida e Lidhjes Demokratike dhe një mendim për kryetarin e ri të saj! - Bota Sot
Sfida e Lidhjes Demokratike dhe një mendim për kryetarin e ri të saj!

Politika

Sfida e Lidhjes Demokratike dhe një mendim për kryetarin e ri të saj!

Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Nga Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi Më 23 korrik 2019 Në ora: 23:00
Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Në fillim të gushtit Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë kuvendin e saj të radhës për t’i dhënë partisë së Ibrahim Rugovës kryetarin e saj të ri. Isa Mustafa ka njoftuar se nuk do të jetë në garë e për pasojë është hap rruga për të zhvilluar një garë reale midis kandidatëve që do të synojnë postin e numrit një të kësaj partie. Në garë duket se do të jenë nënkryetari aktual i LDK-së, Lutfi Haziri, politikania simpatike e karizmatike, Vjosa Osmani, politikani i sprovuar dhe më me përvojë në Kosovë e në LDK, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, e ndoshta edhe ndonjë figurë tjetër e kësaj partie që themeloi shtetin e Kosovës!

Lidhja Demokratike sivjet shënon 30 vjetorin e themelimit të saj. Ajo duhet të krenohet me historinë e saj politike, sepse deri më sot nuk ka mundur ta konkurrojë asnjë parti politike e Kosovës. Madje, është vështirë të thuhet se gjendet ndonjë parti tjetër në hapësirën shqiptare kaq e suksesshme. As në historinë politike të kohëve moderne të shqiptarëve nuk gjendet një shembull i tillë. Askush tjetër, asnjë parti, asnjë individ, asnjë forcë nuk ka dëshmuar sukses e progres kombëtar, sa Lidhja Demokratike e Kosovës dhe lideri themelues i saj, Dr. Ibrahim Rugova. Por LDK-së i kërkohet gjithashtu refleksion. Ajo ka pasur mundësi që t’i evitonte disa gabime dhe dështime të saj, sidomos pas shkuarjes në amshim të Ibrahim Rugovës. Në analizën time gjithçka që ka ndodhur në LDK, që prej grindjes së palëve kundërshtuese në kuvendin e parë pas-Rugovë e deri më sot, ishte pasojë kurthesh dhe intrigash të brendshme e të jashtme. Kurthuesi dhe intigranti më i madh anti-LDK dhe anti-Rugovë ka qenë dhe mbetet Hashim Thaçi, i vetmi politikan në Kosovë që pushtetin e tij e kalkulon në dobësimin e të tjerëve dhe para së gjithash të Lidhjes Demokratike të Kosovës, si fraksioni politik më konkurrues ndaj politikave të tij destruktive në Kosovë.

Ai përdori dy mënyra për ta dobësuar dhe mposhtur kundërshtarin e tij kryesor politik, partinë e Ibrahim Rugovës. Së pari, realizoi rekrutimet politike bazuar në mbështetjen politike dhe financiare të disa udhëheqësve të LDK-së, aq sa u krijua përshtypja se ‘Nëse do të kesh mbështetjen e Hashim Thaçit mund të bëhesh deputet, ministër a kryetar i një komune të caktuar. Dhe nuk përjashtohet mundësia që Thaçi t’i ketë hapur rrugën ndonjë eksponenti të kësaj partie për poste të rëndësishme, duke sakrifikuar kandidatët e partisë së tij. Kjo sepse atij i ka interesuar më shumë shërbimi i një eksponenti të LDK-së, me qëllim gërryerjen e saj nga brenda, sesa posti i një bashkë-partiaku të tij.

Lidhja Demokratike të gjitha koalicionet e saj nga paslufta e deri më sot i ka me Partinë Demokratike të Hashim Thaçit, përjashtuar koalicionin e pas-zgjedhjeve të vitit 2004. Eshtë evident fakti se në këtë lidhje është imponuar edhe faktori ndërkombëtar, pasi ata kanë besuar se një koalicion i tillë garanton stabilitet në Kosovë. Por LDK është ngjit pas PDK-së së Thaçit edhe kur ai e ka linçuar atë, edhe kur e ka denigruar, edhe kur ai nuk ka respektuar marrëveshjet e koalicionit.

Së dyti, Hashim Thaçi testoi LDK-në në projektin e tij më antikombëtar në historinë e shqiptarëve, atë të ndarjes së Kosovës përmes ndryshimit ose korrigjimit të kufijve me Serbinë. Në LDK pati mbështetës te fshehtë dhe të hapur. Hapur e shpalli qëndrimin e tij pro shkëmbimit të kufijve zoti Haziri. Por do të më lejohet ta them hapur qëndrimin tim dhe sipas meje në mënyrë të fshehtë Thaçi pati gjithashtu mbështetjen e Isa Mustafës në aventurën e tij anti-kosovare e pro-serbe. Deklaratat e Mustafës për kufijtë disa herë dukeshin logjike dhe ishin të tillae disa herë të tjera të mjergullta. Por asnjë aksion politik opozitar nuk u ndërmor as nga Mistafa, as nga Albin Kurti kundër presidentit të Republikës, që hapur dhe publikisht shpalli qëndrimin e tij antiligjor dhe antikushtetues të cenimit të territorit të Kosovës. Thjesht një retorikë formale, në masën që nuk prishte humorin e Hashim Thaçit!

Në këto kushte Lidhja Demokratike e Kosovës ka rastin dhe shansin të ndahet nga kjo trashëgimi i hidhur e saj, sepse shërbimet ndaj Thaçit janë shkaku kryesor i dështimeve të saj. Nëse LDK do të vazhdojë të jetë shtojcë e politikës së Hashim Thaçit, atëherë elektorati i saj nuk gjen asnjë arsye ta votojë atë që implementon politikat e PDK-së.

Për t’u distancuar nga kjo trashëgimi, është e nevojshme që në krye të LDK-së të vijë një personalitet me eksperiencë, mundësisht nga ata që e njohin mirë gjarprin Hashim Thaçi dhe kanë eksperienca të caktuara në marrëdhëniet me të. E kam fjalën eksperienca të hidhura, pikërisht për shkak se nuk ka zbatuar skemat e tij. Duhet një personalitet dinjitoz, me integritet.

Nëse Fatmir Sejdiu u shkarkua nga posti i presidentit të Republikës, kjo ishte për shkak intrigantit Hashim Thaçi. Sejdiu kishte mbi pesë vite në atë post, por sa kohë Thaçi besoi se mund të realizonte projektet e tij politike pa penge.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...