Haradinaj, lojë politike me Specialen, juristi i njohur shpjegon arsyet

Politika

Haradinaj, lojë politike me Specialen, juristi i njohur shpjegon arsyet

Nga: A.M. Më: 23 korrik 2019 Në ora: 23:54
Ramush Haradinaj

Analisti politik, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” është shprehur se nuk do të ketë aktakuzë për Haradinaj, dhe se në Hagë ka shkuar që të intervistohet.

“Po situata e dramatizuar nga vet Haradinaj sjell disa dilema, siç është aktakuza, nga aspekti juridik aktakuze nuk mund të këtë pasi që të gjitha janë shoshitura nga ish Tribunali i Hagës dhe është shpallur dy here i pafajshëm, nuk ka gjasa që për herë të tretë të ngrehet aktakuzë, ftesa është thjesht intervistim i zakonshëm dhe normal që nuk nënkupton asgjë, pra as nuk do të thotë të këtë aktakuzë e as që s`do të këtë e vlerëson prokurori, por Haradinaj nuk ka gjasa më të akuzohet fare”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Burjani i quan veprimet e Haradinaj lojë politike dhe se shprehet do të kandidoj në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Image
Blerim Burjani

“Normal që njëherë siç ka vepruar Haradinaj kuptohet si lojë politike se ai normal së do të kandidohet,  ai mendon se AAK mund të marr 15 % me marketingun e tij,  ai pret përfitim të madhe nga sjelljet e tij gjatë këtij mandati të gjymtë. Sidoqoftë nuk duhet luajtur politikisht e me luajt me emocione, ai veten e paraqet shpëtimtar të jo ndarjes realisht pak ka gjasa kush t`i besoj atij apo askush madje as çobanët, publiku do sinqeritet , shërbim konsekuent për qytetaret”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Haradinaj po dëshiron të përfitoj prej këtij kaosi që e ka bërë vet më shumë punësime partiake, familjare dhe skandalet të shumta.

“Në Kosove s`ka individ as lider politik e as askush që do të pranonte ndarje të territorit apo diçka që nuk është interes i shtetit të Kosovës, Haradinaj po dëshiron të përfitoj prej këtij kaosi që e ka bërë vet me shumë punësime partiake, familjare me skandalet të shumta të pakuptimta përplot skandale për dy vjet 120 skandale verbale me dhjet sikur vendime skandaloze pra me 10 vendime skandaloze tre prej tyre që janë tërhequr për të shpëtuar nga Gjykata Kushtetues”, ka përfunduar ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat