Gjykata Speciale do të ndihmoj në dekriminalizimin e skenës politike

Politika

Gjykata Speciale do të ndihmoj në dekriminalizimin e skenës politike

Nga: D. B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 15:56
Gjykata Speciale

Shembullin e kryeministrit në largim Ramush Haradinaj i cili dha dorëheqje ditë më parë nga pozita e kryeministrit pas marrjes së ftesës nga Gjykata Speciale si i dyshuar për krime lufta, do të duhej ta ndjekin të gjithë duke filluar nga  Presidenti i vendit Hashim Thaçi e deri tek kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.

Kështu ka vlerësuar opinionisti Nexhat Haziri, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nëse eventualisht dhe këtyre do tu vijë ftesa si të dyshuar për krime nga Gjykata Speciale, Kosovës nuk i duhen më si udhëheqës që dyshohen nga Gjykatat si kriminel.

Sipas tij, Kosovës nuk i duhen të tillët që dyshohen si kriminel, pasi kjo do të rrënonte rëndë edhe imazhin e Kosovës, edhe ashtu të dëmtuar në rrafshin ndërkombëtar.

“E gjithë kjo katrahurë nëse do të ndodh do ta dëmton të ardhmen e shtetit funksional, demokratik, ku sundon rendi dhe ligji, madje do pengojë edhe proceset integrues euro-atlantike, dhe duke e rrezikuar seriozisht izolimin e Kosovës. Andaj kjo duhet të jetë vetëdijesim i këtyre liderëve dhe të gjithë atyre që do ftohen nga Gjykata Speciale, që mos të sfidohet ky proces, që do të jetë shumë i rëndësishëm për Kosovën. E them këtë, pasi ky proces do të ndihmoj që të vendosët drejtësia, për shumë krime që kanë mbetur akoma enigmatike, siç janë vrasjet me motive politike, qoftë ato gjatë por edhe pas periudhës së luftës. Pra kjo Gjykatë do të ndihmoj edhe në dekriminalizimin e skenës politike, e cila si e tillë e ka mbajtur peng vendin duke e shndërruar në një vend të pa perspektivë dhe me demokraci të dështuar”, ka thënë opinionisti Nexhat Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat