Maxharraj për ftesat e Gjykatës Speciale: Thaçi dhe Veseli do ta kallnin Kosovën, se sa të jepnin dorëheqje

Politika

Maxharraj për ftesat e Gjykatës Speciale: Thaçi dhe Veseli do ta kallnin Kosovën, se sa të jepnin dorëheqje

Nga: D.B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:56
Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Kulaçi që ia përgatiti vetes Kosova ka filluar të jap rezultate. Kjo për faktin se një nga një, këto ditë Gjykata Speciale po ua dërgon ftesat Komandantëve të luftës që të intervistohen në Gjykatën e Hagës. Kjo është shumë tragjike, e tmerrshme dhe trishtuese, sepse në botë sikur po fitohet përshtypja se Komandantet e UÇK paskan bërë krime, e jo Serbia që ishte vet krimi.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Profesor Dr. Binak Maxharraj i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se kur nuk je i zoti ta mbrosh veten tënde, atëherë të tjerët luajnë me ty.

Sipas tij, krejt kjo verzllamë rreth kësaj Gjykate u zi dhe u përzi në Serbi, kurse përmes Dick Martit e gjeti edhe epilogun për ta aprovuar këtë edhe Këshilli i Evropës.

“Gjatë gjithë kësaj kohë në vend së Kosova te mobilizohej që me të gjitha mjetet dhe faktet për ta kundërshtuar këtë Gjykatë, ata e aprovuan në Parlament, kurse për Dick Martin bënin hajgare se kinse “do ta padisim”, por nuk patën kohë, sepse ishin të zënë për ti ‘korrë dhe vjelë frytet e luftës’, përmes vjedhjes, hajnisë plaçkitjeve dhe çdo gjëje që u vinte në dore në stilin “ mos e prek UÇK ”, derisa e bënë tingëllim krejt Kosovën duke plaçkitur, dhe duke u shndërruar brenda natës në milionerë”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, të tillët e konsideronin Kosovën sikur të ishte e Serbisë, e jo e popullit të vet, madje për ta hedhur njëri-tjetrin në grackë e formuan edhe Gjykatën Speciale.

“ Këto ditë pas shumë ftesave nga Gjykata Speciale erdhi edhe një e veçantë, emri i të cilit nuk ishte parë kurrë në listat që manipulonin mediat, se kush do të mund të ishte i ftuari i radhës. Pra kjo thirrje e veçantë ishte kësaj radhe për Kryeministrin e Kosovës në largim  Ramush Haradinaj, ftesë kjo nga Gjykata që pa dyshim të lë përshtypjen, se është e kurdisur diku në Serbi, dhe  me veglat e veta këtu në Kosovë. Kjo është hera e tretë që po i ndodhë Ramush Harajdinaj një gjë e tillë dhe shumë e çuditshme, sepse ata të tjerët të cilët janë dredhë e përdredhë nëpër media, por që janë apostrofuar në Raportin e Dick Martit as nuk po iu bëhet vonë, sepse e kanë gjetur vegën që të mos i ngucin ata”, ka thënë profesor Maxharraj.

Image
Binak Maxharraj

Sipas tij, me politikë po behët gjithkund Pazar, duke mos i lënë vend drejtësisë dhe atyre që fshihen pas krimit.

“ Kësaj pune i thonë politikë hesapi,  sepse gjithkund po bëhet politikë, duke fillua në prokurori, në Gjykatë, në Polici, etj. Por, burrit të Dukagjinit as vërr nuk i bënë zemra, e as që ju lëkundë qerpiku i syrit. Pasi ai doli si burrat, doli para mediave dhe tha se:” jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit”, sepse po u dashka të shkoj, edhe një herë në Hagë, për ti pastruar edhe do hesape shtesë, sepse i paskan shkuar me vonesë si shtesë për Gjykatën. Pra kështu veprojnë burrat e Dukagjinit, kur as syri nuk ju trembet për asgjë, sepse Dukagjinasit kanë dhënë burra të mëdhenj për kombin, dhe trima, të cilët kurrë nuk janë frikësuar as atëherë kur e kanë pas vdekjen me ngatë së këmishën. Pra kështu veproi edhe Kryeministri i Kosovës Ramush Hrajninaj, i cili sikur veproi radhazi edhe dy herë më parë. Por lind pyetja, se si do të vepronin burrat e sotit të Drenicës?! Kam admirim të madh për burrat e Drenicës, pasi Drenica gjithmonë ka qenë frymëzim për mua dhe shumë gjenerata tjera. Drenica gjithmonë ka dhënë burra të mëdhenj për vatanin dhe kombin. Madje historikisht, ishte treva e cila çdo herë kur ishte nevoja, e para ia ka kthente pushkën armikut. Në Drenicë më së pari janë ndezë shkëndijat e luftës, qëndresës, besnikërisë dhe bujarisë. Pra burrat e mëdhenjtë të Drenicës që luftuan për vatan mbetën si ikona trimërie, dashurie për atdheun, siç edhe janë heronjtë e kombit : Shaban Poluzha, Ahmet Delia dhe së fundi në Luftën për çlirimin e Kosovës heronjtë: Adem dhe Hamëz Jashari të cilët hynë vetëm, pa ju ndihmuar askush, luftuan tri ditë, e tri netë me serbin. Luftoi një familje me një ushtri fortë të armatosur, derisa u flijua me krejt familjen”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai konsideron se ftesat për tu intervistua në Gjykatën Speciale në Hagë nuk kanë të ndalur, madje është e çuditshme, se ato së fundi edhe janë shpeshtuar.

“Gadi për çdo ditë po vijnë ftesa të reja dhe të themi ashtu hipotetikishtë se çfarë do të ndodhtë nëse ndonjë ftesë nga Haga e “hupë rrugën” dhe vjen në adresat e Presidentit Hashim Thaçi dhe Krye parlamentarit Kadri Veseli?!Çdo të ndodhë vallë me ta, dhe si do të vepronin, e si do të gjendeshin, e si do të silleshin këta  dy “ trima” ?!A do të vepronin burrërisht, ashtu siç veproi Kryeministri në largim Ramush Harajdinaj, i cili u zhvesh nga petku i Kryeministrit, e dha dorëheqje si burrat, që të shkojë në Hagë, ashtu si një njeri i thjeshtë, pa kurrfarë imuniteti zyrtar. Valle si do të shkonin në Hagë, në këtë rast lind pyetja dyshja Thaçi -Veseli, me poste apo pa poste?!  A do të jepnin dorëheqje Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, ashtu siç veproi Harajdinaj? Unë them më plotë gojën së ata kurrë nuk do ta bënin një gjë të këtillë, dhe nuk do të jepnin kurrë dorëheqje nga postet e tyre. Këta që të dy aq shumë janë mishëruar në postet e tyre, çfarë zor do ti lëshonin ato, sepse falë këtyre posteve ata u bënë dikushi, por edhe më shumë u bënë askushi”, ka thënë profesor Maxharraj.

Ai më tej ka shtuar se Thaci dhe Veseli , që të dytë kanë gjynahe të shumta që flenë mbi shpinën e tyre, si para, ashtu gjatë dhe pas luftës, saqë nuk e kanë kurajën e as guximin që të dorë hiqen.

“Mbi ta qëndrojnë edhe hipoteka të ndryshme të cilat zor e kanë që ti heqin, sepse ata e sidomos Hashim Thaçi i ka hy rrugëve të pista. Madje gjatë gjithë pas çlirimit  mbi supet e tyre rëndojnë edhe tentimet për ndarjen, copëtimin dhe korrigjimin e kufijve të Kosovës, të cilët sipas Kushtetutës, askush nuk e ka të drejtë ti prekë. Hyjnë në biseda të frikshme pa kurrfarë kushtesh më Serbinë, më shumë për ti ndihmuar asaj, se sa për ti ndihmuar Kosovës. Ata sollën marrëveshje të dëmshme për Kosovën, e të mira për Serbinë, ani pse Serbia gjithë herë ua kthente të kundërtën si bumerang, duke i penguar çdo kund ne arenën ndërkombëtare, dhe duke ia qitë zërin e keq Kosovës”, ka thënë profesor Maxharraj.

Sipas tij, kjo tregohet më së miri edhe në përmasa ndërkombëtare, pasi disi është zbehur edhe imazhi për Kosovën.

“Fatkeqësisht që sa kohë nuk ka asnjë njohje për Kosovën, pos që ka ç ‘njohje nga Serbia. Janë te kapur dhe të shantazhuar nga Serbia, e cila po e luan lojën e miut me ta. Duke i pas parasysh të gjitha këto, këta kurrë nuk do të dorëzohen, dhe nuk do të japin dorëheqje nëse ftohën nga Gjykata Speciale. Por edhe nëse ftohën, jam i bindur se ata prapë nuk do të dorë hiqen, dhe do te shkojnë në Gjykatë si zyrtarë më të lartë të Kosovës. Këta më parë do ta kallnin krejt Kosovën ,ashtu siç ndodhi në vitin 2004, se sa të dorë hiqen. Sepse mbi shpinën e tyre rëndojnë bagazhe të rënda me hipoteka, që e kanë shumë zor të ç ‘veshën nga ato, dhe për të cilat duhet të japin përgjegjësi jo vetëm në Hagë, por para popullit të Kosovës. Këta mund t’i detyroi vetëm një forcë e madhe, që të dorë hiqen, apo edhe një e ngjashme, siç është forca e popullit”, është shprehur analisti politik,  Profesor Dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat