Kërkohet dorëheqja e Thaçit dhe Veselit

Politika

Kërkohet dorëheqja e Thaçit dhe Veselit

Nga: D.B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 18:40
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe Krye parlamentari Kadri Veseli do të ishin dashur tashmë që prej kohësh të japin dorëheqje, duke e pasur parasysh papërgjegjësinë dhe shkeljet kushtetuese të njëpasnjëshme që ata kanë shfaqur përballë Sovranit.

Për më tepër, siç flitet tani, nëse kanë qenë thirrur për intervistë nga Specialja, Presidenti dy herë e krye parlamentari një herë në Frankfurt, në mënyrë të fshehur, sovrani duhet patjetër të mos i pranoj si figura të denja përfaqësuese.

Kështu ka vlerësuar njohësi i Integrimeve Evropiane, Mirsad Voca, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, tashmë ish-Kryeministri Haradinaj dha dorëheqje dhe pa marrë parasysh përllogaritjet e tij politike, ai bëri dorëheqje morale.

Image
Mirsad Voca

“Të paktën duhet dorëheqje morale përball sovranit, i cili po vuan që të ketë një lidership të përgjegjshëm dhe llogaridhënës. Edhe nëse nuk thirren nga Gjykata Speciale ky lidership duhet dhe do bie sepse nuk i ka sjellë asnjë dobi dhe progres vendit. Por, në rast se thirren nga Gjykata Speciale dhe prapë nuk japin dorëheqje atëherë arma e fundit për t’i larguar është sovrani në zgjedhjet e ardhshme që besoj se do ndodhin së shpejti. Ndërsa, në rast se Presidenti shfaq interes për zhagitje të zgjedhjeve, atëherë prapë Sovrani mund ta zhbllokoj situatën në forma tjera demokratike, ka thënë Voca.

Sipas tij, shteti i takon ekskluzivisht popullit dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë atë peng nga populli.

“Deri më tani ka një diskrepancë të thellë mes pushtetit të zhvatur, të shfrytëzuar e të keqpërdorur dhe Popullit, i cili që nga paslufta pret ndryshim dhe ndonjë progres, ndërsa këta të dy do të duhej të jenë afër dhe në bashkëpunim të ndërsjellët. Pa u futur në gjykime se sa e si kanë luftuar dhe çfarë kontributesh kanë dhënë para dhe gjatë luftës, ky lidership duhet të lëshoj udhë sepse nuk ka mundur të shpie asnjë proces në drejtim të duhur, por përkundrazi ka pasur regres politik e juridik, ekonomik e social si dhe arsimor e shëndetësor”, ka thënë Vooca. Ai më tej ka shtuar se duke u nisur nga kjo pikëpamje regresi, Kosova po ballafaqohet me tkurrje të popullatës, e cila po e braktis vendin për shkaqe pikërisht, se nuk ka ndonjë shpresë për ndonjë perspektivë më të mirë të jetës në përgjithësi.

“Për më tepër, takimi i përfolur midis Agim Veliut, nënkryetarit të LDK-së me Sami Lushtakun e PDK-së, nëse me të vërtetë ka ndodhur, krijon perceptimin e një koalicioni të mundshëm LDK/PDK dhe largon LDK-në nga një koalicion me VV, për të vazhduar kështu me avazin e vjetër të kapjes së Shtetit. Ky takim, nëse ka ndodhur, ka një logjikë tregtie politike, sepse PDK është duke kërkuar partner të ri për të penguar në realizimin e një koalicioni parazgjedhor LDK/VV i cili shihet si shpresë e vetme për një qeverisje ndryshe nga opinioni i gjerë”, ka thënë njohësi i Integrimeve Evropiane Mirsad Voca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat