Daçiq me ambasadorët e Serbisë për situatën e Kosovës

Politika

Daçiq me ambasadorët e Serbisë për situatën e Kosovës

Nga: F.B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:25
Ivica Daçiq

Nënkryetari i Qeverisë dhe ministri i punëve të jashtme Ivica Daçiq ka takuar sot në ministri të jashtme ambasadorët e Serbisë të cilët i ka informuar për situatën në Kosovë dhe hapat e njëanshme të Prishtinës, shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”.

Daçiq mësohet se ka biseduar me ambasadorët e Serbisë në Portugali Oliver Antiç, në Austri Nebojsha Rodiç, në Shqipëri Miroljub Zariç, në Nigeri Gjuro Likar dhe ambasadorin e misionit të Serbisë në BE Aleksandar Gjuroviç.

Ai ka informuar ambasadorët për situatën në Kosovë dhe hapat e njëanshëm të Prishtinës që kanë sjell ndërprerje të dialogut dhe bisedimeve, ka kumtuar Tanjug.

Daçiq i ka njoftuar ambasadorët edhe me bisedat që ka pasur me zyrtarë të ndryshëm në periudhën e kaluar.

Në biseda të ndara ai ka potencuar prioritetet e politikës së jashtme dhe ka kërkuar angazhim të shtuar të ambasadorëve në harmoni me interesat nacionale të Serbisë.

Ambasadorët kanë parashtruar situatën në vendet ku janë në detyrë duke nënvizuar raportet bilaterale në vendet ku janë emëruar dhe thellimin e raporteve me ato vende thuhet në kumtesën e ministrisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat