Mehmeti: Thaçit e Veselit iu mungon vullneti për t`u përballur me drejtësinë

Politika

Mehmeti: Thaçit e Veselit iu mungon vullneti për t`u përballur me drejtësinë

Nga: D.B Më: 24 korrik 2019 Në ora: 19:55
Faton Mehmeti

A do të ishte e rrugës që  edhe dyshja Thaçi e Veseli të dorë hiqen nga pozitat që mbajnë, ashtu siç bëri Ramush Haradinaj ditë më parë, nëse Gjykata Speciale do t`i thërriste për intervistim në Hagë?

Analisti politik Faton Mehmeti ka thënë për “Bota sot”, se është e vështirë të besohet se në këtë periudhë  do të ftohen Thaçi e Veseli nga Gjykata Speciale, në veçanti në periudhën e bisedimeve me Serbinë.

“Nëse nuk arrihet marrëveshje me Serbinë atëherë ftohet edhe Thaçi, ndryshe vështirë mund të besohet. Gjithsesi shembulli i Haradinajt duhet të shërbej edhe për të tjerët që ti përgjigjen drejtësisë, duke hequr dorë nga pozitat aktuale. Në këtë logjikë do të ishte e rrugë që edhe Kadriu të ndjek këtë shembull, pavarësisht se kur do të ftohet në Gjykatë. Por këtyre të PDK-së u mungon vullneti për tu përballur me drejtësinë pasi e dinë se nuk janë të pastër”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat