A fshihet Hashim Thaçi pas ftesës së Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajn?

Politika

A fshihet Hashim Thaçi pas ftesës së Gjykatës Speciale për Ramush Haradinajn?

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 24 korrik 2019 Në ora: 20:03
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Dorëheqja e z. Haradinaj ishte një rrufe në qiell të hapur, edhe për njohësit e zhvillimeve politike. Kjo pasi dorëheqja nuk erdhi si pasojë e ndonjë vendimi politik të partnerëve të koalicionit, por nga ftesa e Gjykatës Speciale.  Kjo situatë ngreh shumë pikëpyetje, pse pikërisht tani z. Haradinajt iu dërgua ftesa për në Gjykatën Specialë duke qene në një proces të komplikuar me negociata me Serbinë. Faktikisht sipas rrjedhës së ngjarjeve politike, ftesat nga Gjykata Speciale nuk janë dërguar në kohë të ndjeshme politike, në veçanti në negociata me Serbinë. Dhe shumë kush zvarritjen dhe tentativën e z. Thaçi e kanë ndërlidhur pikërisht me Gjykatën Speciale. Sikur shpëtimin nga Gjykata Hashimi e kërkonte pikërisht në procesin e raporteve me Serbinë, duke qenë i gatshëm edhe të sakrifikonte Kosovën. Pikërisht ideja e tij për ndarje të Kosovës është ndikuar nga “blerja” e mos  ftesës nga Gjykata Speciale.

Sipas veprimeve i bie që Haradinaj është ftuar nga Gjykata Speciale për të zhbllokuar procesin e negociatave me Serbinë, edhe pse askush nga ndërkombëtarët nuk e thotë një gjë të tillë, megjithatë rrjedha logjike e ngjarjeve të shpie tek ky konstatim. Në këtë sens i bie se dikush i ka përgatitur Haradinajt lakun që të tërhiqet nga posti i kryeministrit. Njeriu i parë që të shkon mendja është i Hashim Thaçit, i cili njihet si spiun i shërbimeve të huaja, më konkretisht asaj franceze. Do të ishte rastësi e madhe që ftesa z. Haradinaj i erdhi pas vizitës së Macron në Serbi, me ujdinë e Hashimit që të largohet pengesa për ndarjen e Kosovës. Si ka mundësi që Gjykata Specialja është krijuar në bazë të raportit të Dick Martyt për akuzat special për Hashim Thaçin dhe të gjithë të tjerët ftohen vetëm Hashimi jo. Kësaj pyetje retorike që çdo qytetarë i vendit e bën përgjigjen nuk e ka të vështirë ta gjej. Hashim Thaçi ka zgjedhur të sakrifikoje Kosovën për interesin e tij personale, duke negociuar me Serbinë.

Pra, është Serbia ajo që po e mban Thaçin të paprekur nga Gjykata Speciale, duke qenë se Thaçi është njeriu ideal i tyre për të arritur qëllimet dhe synimet e saja. Si duket Haradinaj nuk ishte në linjë me Thaçin dhe Serbinë dhe kjo e bëri që të largohet. Si duket Haradinaj e kuptojë lojën e PDK-së që ta bëntë kryeminstër sa për të kaluar pazaret me Serbinë, Hashimi të fitonte imunitet dhe të shkarkojë prapë z. Harandiaj. Por, ky i fundit i bëri Thaçit atë që ai u bënte të tjerëve, u largua dhe nuk priti të shkarkohet. Tani që vendi duhet me çdo kusht të shkojë në zgjedhje, të gjithë partitë politike në vend pa përjashtim duhet të bien në ujdi, qe pavarësisht si dalin votat askush mos të pranojë të shkojë me PDK në koalicion.

Për të mirën e Kosovës kjo parti duhet të mbetet në opozitë, ndryshe vendi rrezikon seriozisht të pësoj edhe më tutje. Kosova nuk është pronë e askujt, është koha që për të mirën e vendit të bojkotohet PDK dhe Thaçi, e keqja më e madhe e vendit. Duke ditur se s`ka asnjë shans që PDK të jete pjesë e qeverisë së ardhshme, Thaçi do të bëj përpjekje të shtyjë këtë proces derisa të  kryej pazaret me Serbinë. Thaçi i trembet Gjykatës Speciale, dhe derisa të përfitoj imunitet me bekimin e Serbisë s`do të ndalet. Andaj, është koha që sa më parë të shkohet në zgjedhje, me LDK dhe VV në një koalicion që të kthejnë vendin në binare të duhura, të shpëtohet Kosova nga çdo pazare me territorin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat