Aleanca me Shpendin, vetëmashtrim i turpshëm i LDK-së

Politika

Aleanca me Shpendin, vetëmashtrim i turpshëm i LDK-së

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 24 korrik 2019 Në ora: 22:34
Shpend Ahmeti

Ishte qasje e gabuar zgjedhja në mes Hashimit dhe Ramushit, se cili duhet udhëhequr dialogun! Në këtë nivel zbriti edhe LDK-ja! Injorancë politike apo ikje nga përballja?! Realisht, nuk ka dallim në mes tyre dhe dy të tjerëve, Kadrisë dhe Fatmirit. Krimet kanë ndodhur. Të dyshuarit e parë janë, pikërisht, këta të 4 (katër), me bandat e tyre. Prandaj, kërkesë e vetme duhej të ishte dorëheqja e qeverisë së krimit, zgjedhje të parakohshme qendrore dhe, pastaj, të fillonte dialogu, me formatim të ri dhe të mbikëqyrur nga Parlamenti.

Pas bërjes të Kadri Veselit kryeparlamentar dhe të Hashim Thaçit president, përkundër porosisë-amanet të Presidentit Rugova, që kjo të mos ndodhë, duke i amnistuar dhe rehabilituar, për vrasjet serike e numerike të veprimtarëve të LDK-së dhe të FARK-istëve luftë-bërës të Ibrahim Rugovës. Tani, Isa Mustafa rrekët ta amnistojë e rehabilitojë edhe eksponentin e radhës të krimit, Ramush Haradinaj, kur thotë: "Besoj fuqishëm se lufta e UÇK-së (lexo: "UÇK-ja" e LPK-së), ka qenë e drejtë dhe e pastër (lexo: kundërvënie e profesor Buxhovit), dhe po ashtu besoj se pafajësia e z. Haradinaj do të provohet edhe kësaj radhe!"

Ja, "xhevahiret" e kryetarit të shantazhuar, Isa Mustafa! E turpshme! Këtu ka më shumë se një pasaktësi, madje, domethënëse: Asnjë nga të akuzuarit e Hagës nuk është pa fajësuar, për krimet e tyre faktike. Dhe, aq më hiç, nga populli shqiptar i kudondodhur. Në Kosovë janë 800 dëshmorë (dhe jo 1600, siç falsifikohet), të vrarë nga Serbia me aleatë. Mijëra të tjerë janë viktima të luftës. Ndërsa nga "UÇK-ja" e LPK-së, gjatë dhe pas luftës, janë ekzekutuar 1.820 ushtarakë të FARK-ut dhe kuadro e veprimtarë të listuar të LDK-së. Kriminale, deri në pa kufi!                               

E vërteta është se lirimet kanë qenë kalkulime politike dhe të blera milionëshe, me para të haraçit të përgjakur dhe vjedhje abuzive të pasurive të brezave shqiptarë. Ilustrojmë: Prokurorët e djeshëm të kriminelëve të Kosovës, sot janë avoketër të tyre! Parapagesa e majmë është bërë një dekadë më parë, vazhdon të shërbejë edhe për mbrojtjen e sotme! Ja se çfarë morali politik ka edhe kjo gjykatë?! Megjithatë, kjo është më e mirë, se sa të gjitha gjykatat e Kosovës, të marra së bashku. Sepse drejtësia vazhdon të jetë e kapur nga PAN-i i sotëm, LPK-ja e djeshme, për dy dekada radhazi.

Ekziston dyshimi se LDK nuk e donë pushtetin

Disa veprime të LDK-së, përkatësisht, të kryetarit me klanin e tij, kanë vënë në dyshim njëmendësinë, synimin e LDK-së, për ta marrë pushtetin. Dosjet e SHIK-ut, e kushtëzojnë këtë qëndrim. Prandaj, vetëm reforma rapide, brenda Kuvendit të tanishëm, do ta shpëtonte LDK-në dhe vetë të shantazhuarit, pra, garniturën aktuale butake, të dështuar, të zënë peng nga PAN-istët supër-kriminelë.

LDK-ja refuzoi pjesëmarrjen në protesta, përkrah Vetëvendosjes, për rrëzimin e qeverisë PAN-iste të krimit, me arsyetimin hipokrit se "nuk bëhemi bisht i askujt!" Ndërkohë, VV tha "vihuni në ballë, ne ju vijmë prapa, vetëm t`i largojmë kriminelët nga pushteti". Megjithatë, nuk refuzuan, madje, serbez, protestimin.

LDK-ja e zënë ngushtë, mbllaçiti "arsyetimin" rezervë: "Ne do ta rrezojmë qeverinë aktuale, në rrugë parlamentare!" Pordha me bibër! Çfarë parlamentarizmi mund të bëjë një opozitë, kur Parlamenti, sipas një deputeti markant gjerman thotë: "Parlamenti i sotëm i Kosovës i ka 27 deputetë kriminelë. Secilit zyrtar të Kosovës që ia japë dorën, e mendoj se i ka duart e përgjakura. Dhe, i laj duart fort me sapun, për t`i hequr njollat e gjakut!"

Realisht, po të mos e rrëzonte qeveria Haradinaj vetën, që është suksesi i vetëm i Ramushit, në "qeverisjen" e tij të rrëmujshme, abuzive, vjedhacake, nepotike e klienteliste elektorale, me shitjen e shumë mijëra "Dëshmive të Veteranit", sa për "parlamentarizmin" e LDK-së, do ta përfundonte, shpengueshëm e qetësisht, mandatimin 4 (katër) vjeçar.
 

Në shumëzimin e elektoratit, tashmë, të deklaruar të AAK-së, kontribuoi, "fisnikërisht", ish-kryeministri Isa Mustafa, duke firmosur dhënien e shpërblimit të përjetshëm, për 33.300 veteranë të rrejshëm. Në start, buxheti shtetëror u dëmtua, me vjedhje zyrtare 68 milionë euro. Vazhdimi do ta rrisë këtë kuotë në miliarda euro humbje.

Aleanca me Shpendin, vetëmashtrim im turpshëm i LDK

Aleanca me Shpend Ahmetin e PSD-së, për ta rrëzuar qeverinë e PAN-it, ishte një vetëmashtrim i turpshëm për LDK-në. SHIK-asi i hershëm, Shpend-zeza, ishte "kolonë e V-të", brenda Vetëvendosjes. Pasi e ndau atë, dosja e SHIK-ut e detyroi të lakuriqësohet, duke u bërë patericë e PAN-it. (Më dhimbsën ata djem e vajza që e rrethojnë Shpend hafijen. Janë përgjakur për mbrojtjen e Republikës dhe nuk e meritonin këtë fund. VV duhet të punojë, t`i kthehen partisë amë. Por, të jetë e sinqertë dhe jo si LDK-ja, ndaj LDD-së. Pas shkrirjes, t`i përbuzë, madje, edhe të porosisë kuluareve, të mos votohen të kthyerit, në strukturat vendimmarrëse të partisë!)

Ishte iluzive që Shpend-kurrëkushi ta ndihmojë opozitën, për rrëzimin e qeverisë PAN, ndërkohë që ai plotësoi vakumin e "Listës Serbe", për numrat e qeverisë, duke aprovuar edhe buxhetin, njësoj si pakurrizori Pacolli, një "skitalicë" neveritëse, me arsyetimin e shpëlarë, "për t`i çuar proceset shtet-ndërtuese përpara!" Dhe, çfarë progresi mund të bëjë Kosova, me kriminelët e PAN-it, të cilët kanë përgjakur Kosovën; kanë hapur shumë qindra varre shqiptarësh të pafajshëm; kanë veshur në zinë e përjetshme mijëra familje; kanë lënë jetimë shumë qindra fëmijë, njësoj si bandat vrastare të kryekriminelit Millosheviç.

Dhelpra-Shpend vuri kushtin e parë, që pamundësonte rrëzimin e qeverisë: "Nuk votojmë rrëzimin e qeverisë, me ndihmën e "Listës Serbe." Këtë marrëzi e aprovuan edhe disa eksponentë klanorë të LDK-së, të afërtë me PDK-në. Megjithëse as Shpendi dhe as të tjerët, nuk shquhen për ndonjë patriotizëm. Një përjashtim i tillë i "Listës Serbe", si normë Kushtetuese, është një shërbim i drejtpërdrejtë për Serbinë.

Është njësoj si protestat e përgjakshme, të mars-prillit 2004, të organizuara nga Serbia dhe të udhëhequra, pikërisht, nga PAN-istët e sotëm, respektivisht, "komandantët" e tyre, të cilat e bindën botën, Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, se bashkëjetesa shqiptaro-serbe nuk është e sigurtë. Prandaj, duhet bërë edhe Serbinë hisedare në sundimin e Kosovës. Filluan me Decentralizimin, fshat e komunë, për të arritur ke "Zajednica". Dhe, e gjithë kjo tradhti kombëtare, u hesht dhe "komandantët" kriminelë vazhdojnë të jenë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit.

Në prag të kuvendit të LDK-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat