Profesori i njohur kërkon nga Kadri Veseli t`i ndëshkoj deputetët

Politika

Profesori i njohur kërkon nga Kadri Veseli t`i ndëshkoj deputetët

Nga: A.M. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 00:05
Kadri Veseli

Tashmë është bërë e zakonshme që deputetët e Kuvendit të Kosovës, të mos marrin pjesë në seancat që zhvillohen.

Profesori Binak Maxharraj, për “Bota sot”, ai ka kritikuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin për punën e tij dhe ka thënë se është detyra e tij që të krijojë disiplinë në Kuvend.

“Faji kryesor i një sjellje të papërgjegjshme të deputeteve ndaj punës së tyre, e ka edhe vetë Kryeparlamentari Kadri Veseli i cili nuk është në nivel te detyrës për te krijuar një disiplinë të mirëfilltë të deputeteve. Kjo edhe është detyra e tij, apo ndoshta e terë kjo nuk i konvenon as atij sepse është mësuar të krijoj gjurullti dhe sallamadi në Parlament”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Binak Maxharraj

Po ashtu, ai ka potencuar se Veseli ka të drejtë t`i ndëshkojë deputetët sipas rregullores së Kuvendit.

“Ai nuk i ndëshkon deputetet që ikin nga seancat, anipse mund ta bëjë këtë sipas rregullores, ai nuk i ndëshkon as deputetet të cilët me muaj të tërë nuk dukën në seancat e parlamentit”, ka shtuar Maxharraj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat