Haki Abazi i drejtohet LDK-së: Vetëm në këtë mënyrë e përmirësoni gabimin që e bëtë Thaçin president

Politika

Haki Abazi i drejtohet LDK-së: Vetëm në këtë mënyrë e përmirësoni gabimin që e bëtë Thaçin president

Nga: G.B Më: 25 korrik 2019 Në ora: 09:57
Haki Abazi

LDK së shpejti do të mbajë Kuvendin Zgjedhor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

E derisa ditët po afrohen, gara po ashpërsohet mes kandidatëve që ende nuk janë bërë të ditur.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, favoritët dhe ndikimin që mund të ketë në procesin zgjedhor të kësaj partie, dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka folur për gazetën “Bota sot”, njohësi i çështjeve politike, Haki Abazi.

Ai ka thënë se LDK si partia më e vjetër në Kosovë është para një sfide të madhe, që mund të prodhojë një situatë të volitshme nëse ka prioritet ruajtjen e shtetit, vlerave demokratike dhe përcaktimin për një qeveri të koalicionit, që përjashton partitë dhe profiterët e politikës.

“Partitë politike dhe organizimi politik përveç në Lëvizjen VV ka degraduar nga demokracia e brendshme në luftë emrash dhe individësh. Kjo mund të jetë edhe normale po tëmos ishte garë për veshje me fuqi dhe pushtet. Përgjegjësia sot në politikë nuk ështëe rëndomtë, kemi të bëjmë me përfundimine shtetformimit si proces apo dështimine shtetit. Kjo kërkon pjekuri të madhe. Lidhja Demokratike si partia më e vjetër në Kosovë është para një sfidë të madhe që mund ta prodhojnënjë situatë shumë të volitshme nëse bëhet prioritet avancimi i vlerave demokratike, ruajtja e shtetit dhe përcaktimi për një qeveri të koalicionit që përjashton partitë kërpudha dhe profiterët e politikës dhe parazitët e politikës”, është shprehur ai.

Sipas Abazit, në LDK duhet të fitojë pozicioni që është pro koalicionit me VV-në dhe për këtë jep disa arsye.

“Në Lidhjen Demokratike duhet të fitojë pozicioni që është qartazi pro koalicionit me LVV. Kjo për disa arsye: 1. Në këtë formë LDK do të përmirësonte gabimin e bërë duke përkrahur Thaçin për president i cili ka përfunduar në rrezikimin e kushtetutshmërisë, sovranitet dhe integritetitterritorial të vendit, 2. Më në fund mund të fundos shpresat e atyre elementeve që përmenda, LDK ende janë të katapultuar nga partitë tjera kryesisht PDK dhe AAK e që e detyrojnë LDK të shkojnë në koalicion me PDK, 3. Koalicioni me LVV-në do të mobilzonte të gjitha pjesët, kushtimisht të quajtura të fjetura të LDK-së, të cilat kanë pauzuar nga pjesëmarrja nga politika pikërisht për shkak tëdrejtimit dhe marrëdhënieve me PDK-në, 4. Koalicioni me LVV do të përjashtonte nevojën për të mbajtur gjallë parti të dëshmuara parazite dhe pa asnjë princip politik siç janë AKR, PSD dhe Alternativa. Individët e këtyre grupacioneve politike kanë dëshmuar se janë në politikë për përfitime të tyre personale dhe asgjë më shumë, ata janë edhe mashtruesit e votuesit në të gjitha mandatet. Rrjedhimisht kjo analizë e katër deri në tetë vitet e ardhshme d.m.th dy mandate qeverisëse duhet ta udhëheq edhe ligjin e përcaktimit të lidershipit të LDK-së”, ka vlerësuar Abazi.

LDK duhet të ruajë unitetin me çdo kusht

Më tej, ai shton se LDK duhet ta ruajë unitetin me orientimin e koalicionit të shpëtimit të vendit dhe jo të ketë skenar tjetër që mund t’i shkonte për shtati vetëm zhvatësve të vendit.

“LDK duhet të ruajë unitetin me çdo kusht me orientimin e koalicionit të shpëtimit të vendit. Koalicioni parazgjedhor si pjesë strategjike e vizionit të lidershipit të LDK bashkë me programin qeverisës është i domosdoshëm për shkak se nuk ka formë tjetër të marrjes së pushtetit pas vendimit të Gjykatës Kushtetues. Çdo tentimi për të bërë kompromis me përcaktimin dhe përkushtimin e LDK-së për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për ta nxjerrë ë opozitë pozitën e tanishme, do ta drejtojë LDK-në drejt margjinalizimit dhe jorelevancës politike në të ardhmen e Kosovës. Ky skenar do t'i shkonte për shtati vetëm zhvatëseve të vendit”, ka theksuar ai.

Ndërsa, sa i përket ndikimit që mund të ketë në LDK dorëheqja e Haradinajt, Abazi thotë se ajo është e parëndësishme, derisa ka qartësi në procesin zgjedhor.

“Relevanca e dorëheqjes së Ramush Haradinaj në garën e LDK-së është margjinale dhe e parëndësishme përderisa ka qartësi në procesin dhe nëse ka nevojëpër një kompromis tranzitor që do ta mbante LDK-në e bashkuar dhe në orientimin strategjik të ciline përshkrova më lart”, ka deklaruar Haki Abazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat