E pranon deputetja e LDK-së: Edhe LDK-ja i ka fajet për gjendjen në Kosovë - Bota Sot
E pranon deputetja e LDK-së: Edhe LDK-ja i ka fajet për gjendjen në Kosovë

Politika

E pranon deputetja e LDK-së: Edhe LDK-ja i ka fajet për gjendjen në Kosovë

Nga: A.M. Më: 25 korrik 2019 Në ora: 19:55
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku Rexhepi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, është shprehur se qytetarët janë të me plot të drejtë me skenën politike në vend dhe se sot na ikin mjeket, familjet dhe rinia e këtij vendi nga politikat e gabuara.

“20 vite pas luftës qytetaret e Kosovës janë të zhgënjyer me plot të drejtë me skenën politike në vend. Ende janë të freskëta largimet, dëbimi dhe gjenocidi i okupatorit serb ndaj shqiptareve. Sot na ikin mjeket, familjet dhe rinia e këtij vendi nga politikat e gabuara dhe shpresa për një jetë më të mirë në Kosovën e dashur çfarë e ëndërronim të gjithë!!”, ka thënë ajo për “Bota sot”.

Gjithashtu, deputetja e LDK-së, ka theksuar se edhe partia e saj gjatë kësaj periudhe ka pjesën e saj të fajit, dhe gabimeve.

“Ka ardhur koha kur këtë vend duhet orientuar në drejtim të duhur, t’i kthejmë qytetareve shpresën dhe dëshirën për të punuar dhe jetuar këtu! Gjatë kësaj periudhe edhe LDK si partia me e madhe në vend sigurisht që ka pjesën e saj të fajit dhe gabimeve”, ka potencuar Bunjaku –Rexhepi për “Bota sot”.

Për më tepër, ajo ka deklaruar se LDK-ja do ta ketë një detyrim ndaj vendit për ta marr primatin e partisë së besimit qytetare, dhe vetëm ajo dhe strukturat intelektuale të saj mund ta bëjnë këtë.

“Dhe gabimi me i madh ishte koalicioni qeverisës me PDK anise ajo këtë e bëri kundër dëshirës se elektoratit të saj, qytetareve të vendit, por për ecje përpara në interes të saj. Doli e gabuar dhe tash kjo qeveri ka degraduar me gjithçka dhe ka vrare çdo shpresë të qytetarëve. Është obligim qytetar që LDK ta kthejë këtë besim dhe të marr timonin në duar, të përmirësojë gabimin e saj më herët dhe të bëjë këtë vend të dashur dhe të bukur për të punuar e jetuar në të. LDK ka potencialin më të madh intelektual, njerëzor dhe i ka borxh vendit. Ajo është në proces të zgjedhjeve dhe posa ta kryejë lideri i ri i saj ka sfidën më të madhe dhe të vështirë, orientimin e vendit drejtë integrimeve Europiane, zhvillimit ekonomik dhe shpresës dhe besimit qytetarë. Ky vend ka njerëz që mund ta bëjnë këtë sepse ky popull meriton një rrugë të drejtë për një jetë më të mirë. LDK do ta ketë një detyrim ndaj vendit për ta marr primatin e partisë së besimit qytetare,dhe vetëm ajo dhe strukturat intelektuale të saj mund ta bëjnë këtë!!”, është shprehur deputetja Bunjaku Rexhepi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...