Pse heshti Ramush Haradinaj para Prokurorisë së Gjykatës Speciale?

Politika

Pse heshti Ramush Haradinaj para Prokurorisë së Gjykatës Speciale?

Majlinda Haziri Nga Majlinda Haziri Më 27 korrik 2019 Në ora: 16:50
Ramush Haradinaj në Gjykatën Speciale

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj,ka qenë i ftuari i radhës në Gjykatën Speciale. Haradinaj zgjodhi heshtjen para fjalës, përfundoi paraqitjen e tij në Prokurorinë Speciale për krime lufte në Kosovë, e cila vepron në Hagë.

Pas qëndrimit për më shumë se një orë në objektet e Prokurorisë, Haradinaj tha se ka vendosur të mbrohet në heshtje.

"Sot jam paraqitur si i dyshuar. Kam kryer obligimin ligjor në bazë të një ftese të Prokurorisë Speciale të Dhomave të Posaçme. Kam pranuar këshillën ligjore që të mos përgjigjem fare në pyetje", tha Haradinaj, duke shtuar se nuk pret ndonjë aktakuzë kundër tij.

Gashi: Në aspektin juridik është një strategji shumë e qëlluar

Avokati Tomë Gashi, në një prononcim për “Bota sot”, tha që nuk mund të sqarohet çështja e UÇK-së kur të gjithë të dyshuarit mbrohen në heshtje:

Image
Tomë Gashi

“Dhe një çështje politike dhe praktike mbetet pa u sqaruar, si mund të pastrohet UÇK nëse thuaja se të gjithë të ftuarit në Gjykatën Speciale si të dyshuar mbrohen në heshtje. Që i bie nuk japin kurrfarë sqarimesh lidhur me pretendimet e dhomës së specializuar të prokurorisë së Gjykatës Speciale në Hagë”, tha Gashi.

Avokati pastaj shprehet që në aspektin juridik heshtja e Hradinaj është një strategji shumë e qëlluar:

“Besoj që është një prej strategjive dhe teknikave dhe mund të them se e vetmja që ka një sens juridik dhe normal. Edhe të gjithë të tjerët që janë paraqitur si të dyshuar kanë bashkëpunuar me drejtësinë edhe me gjykatat ndërkombëtare – po i them ndërkombëtare sepse i ka atributet e një gjykate të tillë – kanë përdorur këtë teknikë”.

Më tej, Gashi thekson që heshtjen ia kemi sugjeruar edhe klientëve tanë mirëpo ai cek që nuk janë avokatë, më pas Gashi tregon që punon në Prishtinë më dy avokatë amerikan:

“Kjo është një çështje që edhe ne ju kemi sugjeruar edhe klientëve tanë që janë të ftuar në Gjykatën Speciale si të dyshuar, ju kemi sugjeruar edhe atyre që veç kanë ardhur për tu këshilluar por ne jemi avokat dhe jo politikan

Unë punoj me dy avokat amerikan në Prishtinë dhe kemi zyre dhe në Hagë e këta janë: Gregor Guy Smith dhe Coollen Rohan”, përfundoi Gashi.

Burjani: Nuk dyshohet UÇK por dyshohen individë se kanë kryer vepra

Image
Blerim Burjani

Lidhur me këtë ngjarje juristi, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot” tha se heshtja është e paraparë me ligj:

“Heshtja është e paraparë ligjërisht, nëse i dyshuari nuk dëshiron të flasë, Ranushi është plotësisht i pafajshëm dhe raporti i Dick Martit që flet për shtëpinë e verdhë fare s`ka të bëjë me të intervistuarin. Ai ka qenë i ftuar si dëshmitarë për të treguar nëse di gjë për shtëpinë verdhë, heshtja është për të mos deklaruar asgjë që mund të shërbej si prove e prokurorisë”, tha Burjani.

Më tej, Burjani thotë që nuk dyshohet UCK por individët dhe se në tribunal janë shpallur të pafajshëm të gjithë:

“Nuk dyshohet UÇK, por dyshohen individë se kanë kryer vepra pra zingjiri komandues dhe ushtarët në tribunal më herët është mohuar se ka pas zingjirë komandues dhe të gjithë janë shpallur të pafajshëm”, përfundon Burjani.

Mehazi: Të akuzuarit heshtin kur Gjykata Speciale jep pyetje të komplikuara e të rënda

Image
Sulejman Mehazi

Njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi ka thënë për “Bota sot”, që Haradinaj ka qenë i këshilluar nga avokati të hesht dhe se mbrojtja në heshtje e ka kuptimin e protestës pasive e jo verbale:

“Për të akuzuarit ndonjëherë heshtja para gjykatësve është më e dobishme sesa të folurit. Haradinaj me siguri ka qenë i këshilluar nga avokati i tij që të heshtë. Në disa momente juridike heshtja është ari, kurse e folmja argjent.

Në këtë rast mendojmë se Haradinaj mirë ka bërë që ka heshtur, mbrojtja në heshtje e ka kuptimin e protestës pasive e jo verbale, ai këtu nuk është mbrojtur në heshtje, por ka protestuar në heshtje”, tha Mehazi.

Tutje, Profesori, shprehet që Haradinaj ka qenë i detyruar të protestoj në heshtje pasi që pyetjet kanë qenë të pa vërteta:

“Të akuzuarit heshtin kur Gjykata Speciale jep pyetje të komplikuara e të rënda në lidhje me të. Haradinaj duke parë vështirësitë e pyetjeve të pa pëlqyeshme e të pa vërteta ka qenë i detyruar të protestonte me heshtje, në shumë raste heshtja para gjykatësve është më e fuqishme”, është shprehur Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat