Shahu: Të mos ketë bisedime pa u krijuar qeveria e re

Politika

Shahu: Të mos ketë bisedime pa u krijuar qeveria e re

Nga: A.M. Më: 27 korrik 2019 Në ora: 19:50
Foto arkiv. Thaçi, Mogherini dhe Vuçiqi

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë për gazetën “Bota sot”, se Kosova do të humbiste në ato bisedime nëse hiqet dorë nga ato kushte të cilat i ka mbrojtur Haradinaj.

Po ashtu, ai ka sugjeruar se nuk duhet të ketë bisedime pa u krijuar qeveria e re pas zgjedhjeve.

“Nëse Kosova hyn në bisedime pa kushtet që mbronte Haradinaj dhe nëse heq dorë nga ato kushte, besoj se Kosova do të humbiste në ato bisedime dhe agresori Serbia do të fitonte duke u viktimizuar. Unë besoj se fati do e mbrojë Kosovën dhe jo Hashimi me kompani, i cili me inat donë të çojë në vend premtimin e tij për korrigjim kufijsh. Do të ishte mbase e nevojshme që të mos ketë tërheqje nga ato vendime që mbronte Haradinaj. Të mos ketë bisedime pa u krijua qeveria e re nga zgjedhje të reja. Por besoj se askush nuk e ka autoritetin e moralin e Ramushit për përballje me Serbinë as Thaçat as Albinat”, ka thënë ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat