Ish agjenti i SHIK-ut, jep alarmin, zbulon përfshirjet e shërbimit serb në Kosovë

Politika

Ish agjenti i SHIK-ut, jep alarmin, zbulon përfshirjet e shërbimit serb në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 27 korrik 2019 Në ora: 20:48
UDBA

Kosova po paraqitet shumë dobët dhe jo serioz në arenën ndërkombëtare. Kosova po duket shtet jo funksional dhe si një karikaturë nga kjo klasë politike e korruptuar e cila po na përfaqëson.

Kështu vlerëson ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari i cili shton se, ndërrimi i qeverive nuk ka sjell fare sundim të ligjit dhe funksionim të shtetit.

Miftari potencon se qëllimi i BIA-së serbë është që politikanët shqiptarë të Kosovës, sidomos që janë pro-serb ta paraqesin botërisht Kosovën si shtet të dështuar dhe Kosova dal nga dal të i humbë miqtë e pakët nëpër botë.

“Serbia me këtë garniturë politikanësh të korruptuar po ja arrinë bukur shumë qëllimit që një ditë Kosovën ta lenë vetëm pa mbrojtje ushtarake politike dhe pa kurrfarë përkrahje dhe mbështetje ndërkombëtare”, pohon ai.

Miftari ka folur edhe për ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë.

“Bashkë me palën serbe janë organizuar jo Treni Rus, jo muri në veri të Mitrovicës, sundimi i gjykatave dhe policisë paralele të MUP-it serb, jo vetëm në veri por në tërë Kosovën, pastaj skenarët me arrestimin e xhandarëve Serb në rrafshin e Kosovës, pastaj terroristi serb me eksploziv në Grand, por edhe ai skenari i dobët nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi me intervenimin bashi bozuk të RSU në veri ku policia jon u dërgua që të vriteshin e poshtëroheshin totalisht të pa përgatitur dhe të dekonspiruar, ku pati viktima dhe u vra polici Enver Zymberi. Prandaj kjo lë shumë për të dyshuar se gjithçka është e sinkronizuar në bashkëpunim dhe nënshtrim ndaj shërbimit sekret serb”, thotë ai.

Ai konsideron i kësaj natyre është edhe arrestimi i kurdisur me shumë bujë i Marko Gjuriçit dhe lirimi i tij, sikurse edhe ajo shëtitja turistike nëpër Ujman.

“Skandal i kurdisur është edhe tash rishtazi arrestimi kinse atyre dy agjentëve të BIA-së, MUP-i Serb dhe lirimi i tyre dhe qindra raste tjera të dështimit të sundimit të ligjit të shtetit të Kosovës sepse të gjitha këto po tregojnë se edhe politikën edhe prokurorinë, policin dhe sidomos AKI-në dhe presidencën e Kosovës e kanë në dorë dhe në kontroll të plot sigurimi sekret serb BIA. Për këto organe jetike që duhet ti ketë një shtet serioz më shumë e më saktë po informohet dhe vepron paralel kundër tyre Beogradi zyrtar sesa që ka informacione për atë që zhvillohet e planifikohet aty vetë shteti i jonë i Kosovës, pra institucionet be bazë të gjerë të Prishtinës zyrtare”, përfundoi Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat