Zgjedhjet në shtator, PDK në opozitë

Politika

Zgjedhjet në shtator, PDK në opozitë

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 28 korrik 2019 Në ora: 10:12
Kadri Veseli, PDK

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinaj dhe mungesës së marrjes së një vendimi nga Presidenti i vendit, kanë lindur shume ide dhe diskutime se çfarë do të ndodh më tutje. Këtyre zërave si duket iu dha fund diplomacia amerikane. Respektivisht dy diplomatët amerikanë, Edward Joseph dhe Daniel Serwer, të cilët i shohin si të pashmangshme zgjedhjet e reja të parakohshme në Kosovë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, pas ftesës që ka marrë nga Gjykata Speciale. Z. Jospeh ka thënë se qeveria nuk mund të vazhdojë të funksionojë në mënyrë gjysmake duke e zëvendësuar Haradinajn nga një figurë tjetër politike. Kjo faktikisht e vë Presidentin e vendi pothuajse në një akt të kryer, me zgjedhjet që me gjasë pritet të mbahen në shtator, dhe si datë e mundshme shihet 8 shtatori. Realisht kjo edhe është zgjidhja më e mirë e mundshme, pavarësisht përpjekjeve të Thaçit, për të bërë përpjekje që të zëvendësoj dikë tjetër në vend të z. Haradinaj. Kjo pasi mbajtja e zgjedhjeve në shtator më së paku i konvenon PDK-së, e të cilën Thaçi e ka ende nën kthetrat e tija. Me gjithë gjasë PDK do të mbetët në opozitë pas zgjedhjeve të shtatorit, që do të ishte fatale për Hashimin. Ndonëse, këto zgjedhje kanë ardhur si pasojë e tarifës ndaj mallrave serbe, me ç`rast edhe dialogu me Serbinë ka ngecur, gjithsesi ridizajnimi i qeverisë nuk është zgjidhje.

Ndërsa matematika pas zgjedhjeve të shtatorit nuk janë në favor të Thaçit dhe PDK-së, e rrjedhimisht kjo do i “këpus” presidenti njërin krah” me ardhjen e opozitës në pushtet. Opozita, respektivisht LDK dhe VV duket se janë më afër se kurrë njëra tjetrës, dhe me mundësinë historike për të lënë anash interes e ngushta partiake për të mirën e vendit. Mundësinë e mirë që e ka opozita e thotë edhe Daniel Serwer.

Sipas tij pas dorëheqjes së Haradinajt, mundësia për të shkuar në zgjedhje është shumë më e madhe se sa kishte qenë kur ato i kishte kërkuar opozita. “Do të duhet të presim të shohim nëse kjo do të çojë në zgjedhje të parakohshme, që opozita i kishte kërkuar gjithsesi dhe që mendoj se mundësia për to është më e madhe tani sesa ishte dje”, ka deklaruar Serwer.

Nëse opozita nuk bahskohet për të larguar PDK-në nga pushteti, mos të ankohet pastaj pse ende do të jetë në pushtet PDK . E kanë në duart e tyre fatin e vendit, duke u bashkuar mund të largojnë PDK nga pushteti, kështu duke stopuar dukshëm Thaçin nga idetë e tija për ndarje të vendit. Me një opozitë LDK-VV dhe ndonjë parti më të vogël, dhe më një ndryshim të kursit qeverisës të vendit, Kosova mund të përfitoj shumë në të gjitha aspektet e tija. Nga përvoja e keqe që ka pasur me PDK, nuk duhet besuar se LDK do të viktimizohet si dhe VV që nuk pritet të ndryshoj qëndrim, dhe me rënin e popullaritet në popull, është moment i fundit që për hir të Kosovës PDK të qohet në opozitë. Në fakt, edhe për vet këtë parti do të ishte më e shëndetshme të shkojë në opozitë për tu reformuar.

Qytetarët mezi presin një koalicion nga opozita, si e vetmja mundësi që mund të rikthej shpresën e humbur. Me një Kosovë që çdo ditë po zbrazët, dhe një ekonomi në falimentim, me humbje të territorit si dhe me mundësinë për ndarje, opozita e ka shansin historik që të shpëtoj Kosovën nga gremina që i ka hapur koalicioni aktual në pushtet, me PDK si e keqja më e madhe. Nëse opozita nuk bashkohet që të largoj PDK nga pushteti, mos të ankohet nesër për ndarje të vendit. E ka shansin historik, ta shfrytëzojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat