"Çështja e personave të zhdukur, është politizuar dhe kushtëzuar nga Serbia"

Politika

"Çështja e personave të zhdukur, është politizuar dhe kushtëzuar nga Serbia"

Nga: M.H Më: 28 korrik 2019 Në ora: 15:37
ilustrim

Anëtarët e Grupit dialogues të Kosovës për personat të zhdukur me Serbinë, kanë thënë se ekipe të caktuara nga Kosova janë duke punuar dhe duke bërë kërkim në disa lokacione në Rashkë të Serbisë, te vendi i quajtur Kizhevak, për varreza masive.

Drejtor i Instituti të Mjekësisë Ligjore dhe anëtar i Grupit dialogues të Kosovës për persona të zhdukur me Serbinë, Arsim Gërxhaliu, ka thënë, se nga fillimi i javës një ekip nga Kosova është duke bërë kërkime në vendin e quajtur Kizhevak në Serbi. Ai tha se në këtë vend ka katër vjet që herë pas here bëhen gërmime.

“ Analisti politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot” tha që për gjetjen e të pagjeturit nuk ka pasur presion nga bashkësia ndërkombëtare dhe se kjo temë të jetë në tyrezwn e bisedimeve në Bruksel është dashur të këmbëngulet më shumë:

“Procesi i identifikimit të varrezave masive në Serbi dhe zhvarrimi i personave të vrarë, në përgjithësi çështja e personave të zhdukur, është politizuar dhe kushtëzuar nga Serbia me procese të tjera politike. Në këtë drejtim nuk ka pasur presion as nga bashkësia ndërkombëtare që Serbia të jetë e detyruar të jetë më bashkëpunuese në këtë drejtim.

Image
Nexhat Haziri

Ndërsa pala shqiptare ka bërë edhe gabimet e saja pasi duke parë destruktivitetin e Serbisë në çështjen e personave të zhdukurve. Është dashur të këmbëngul që kjo çështje të jetë pjesë e procesit të bisedimeve të Brukselit dhe marrëveshjet eventuale me Serbinë të kushtëzoheshin me gatishmërinë e Beogradit zyrtar që të jetë më bashkëpunues në çështjen e personave të zhdukur nga lufta 1998-1999”, përfundon Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat