Geci kritikon ashpër “argatët e SHIK-ut” brenda LDK-së, tregon historikun e Fatmir Sejdiut

Politika

Geci kritikon ashpër “argatët e SHIK-ut” brenda LDK-së, tregon historikun e Fatmir Sejdiut

Nga: N.Sh Më: 29 korrik 2019 Në ora: 09:48
Fatmir Sejdiu

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Halil Geci ka kritikuar ashpër, siç i quan ai, dezinformuesit e LDK-së të kapur nga SHIK-u.

Përmes një postimi në Facebook, Geci thotë se këto personalitete po dezinformojnë për Fatmir Sejdiun ku edhe ka bërë disa pyetje për ta, por që ka marrë mundin që vet të përgjigjet.

Në këtë mënyrë, Geci edhe ka shkruar një historik të shkurtër për Sejdiun, për të cilin thotë se është ishte themelues dhe bashkëpunëtorë i palodhshëm i Ibrahim Rugovës.

Lexojeni shkrimin e tij:

Historiku i Presidentit Sejdiu dhe cungut familjar

Dy dekada mund e sakrific për liri e pavarsi, themelues dhe bashkpuntor i pa lodhshem i Rugovës, njohes i proceseve dhe pjesmarres ne to qe nga fillimi deri te nenshkrimi i pavarsis.

Për disa dezinformus te kapur me shikë që gënjeni se jam ne LDK dhe i bëjn argat shikut, shpifin dhe dezinformojn me porosi per presidentin Sejdiu nga frika e figures së tij!

Për te tillet kam disa disa pyetje?

Që vet do ti pergjigjem!

E ju që gënjeni, kundershtoni nese mundeni ne te kunderten...! mos folni me tendenca!

Presidenti Sejdiu rrjedh nga një familje shumë fisnike.

Apo tradhëtare!?

Une them një familje shumë fisnike ,e njohur me intelektual te kalibrave Europian.

E ndjekur dhe e persukutuar nga pushtusit me 200 vjet histori te paster.

1.Cilsia dhe pregatitja profesionale?

Dr i shkencave Juridike,profesor i nderuar me dekada në universitetin publik të Prishtinës.

2..Cila është shkalla e familjes së tij?

Atdhetar dhe intelektual besnik me dy shekuj histori.

3.A ka pas nga familja e tij tradhëtar, a te persekutuar?

Te persekutuar dhe te burgosur babai,gjyshi dhe katragjyshi, si dhe rrethi i tyre komplet.

4.A ka gënjyar ndonjëher shoket dhe rrethin?

Asnjëher genjeshtra te ai nuk ka egzistuar as te shoket as te rrethi.

5.Si është sjellur me kundershtaret politik dhe ata të shkencor!

Është sjellë me urtesi pa me te vogelin hidherim.

I vlersuar nga koleget e shkences si pedagog dhe si shok i pa thyeshem, nuk mban mend njeri që ky e ka ofenduar.

6.A kan qenë te rrezikuar nga ai njerzit që i ka pasur afer?

Asnjëher perkundrazi i ka mbrojtur dhe afruar gjithmon.

7.Sa është i afert me masen e të Varfërve?

Aq i afert dhe modest është me te varferit sa qe shkrihet nga dhimbja për t’ju ndihmuar dhe per te qenë afer tyre.

8.Ata qe gjenden pran ti a i shtyn,apo i ngrit?

Ai nuk sfidon shoket i mban dhe i ngrit,pikërisht kjo ka qenë ajo që u tradhtua nga ata që i afroi.

9.A ka tradhetuar apo shkelur marrëveshjet e tij ndonihere?

Kurren e kurres as nuk ka tradhetuar njeri,as nuk ka shkelur marrveshjet.

10.A ka qen ndonji nga familja e tij që i ka tradhetua interesat e vendit?

Kurrën e kurrës,perkundrazi ne tre breza perkushtim për lirin e vendit.

11.A e ka braktis ndonjëhere

LDK-n edhe atehere kur ishte i tradhetuar nga shoket që ju besoi?

Kurrë nuk e ka braktis LDK-n edhe pse e kan tradhetuar ata që i ka ngritur ai vet.

12.A është hakmarres apo i durushem?

Ky i ngja Rugoves dhe profetve,kur dikush e tradheton ky vetem qeshet me humor dhe asnjëher nuk hakmerret perkundrazi i afron ata që e kan tradhetuar.

13.A ka nenshkruar ndonjë marrveshje që ta dëmetoi Kosovën?

Asnjëher pikërisht kjo i ka kushtuar kur Banki Mun kerkon 6 pikshin,ky kategorikisht e mohon.

14.A.ka qenë ndonjëher i akuzuar për genjeshtar?

Ky genjeshtrat nuk i ka dashur asnjeher ,ata qka e ka pasur ja ka thanë në katër sy,kurr nuk e ka bërë publike qe ta poshtroj dikë.

15.Me kë ishte i afert në politik ?

Me Ibrahim Rugoven, Fehmi Aganin, Idriz Ajetin, Jusuf Buxhovin, Rexhep Gjergjin, Edita Tahirin e të tjerë.

16.Me kë ishte i larget ne politik?

I larget ishte me mohuesit e pavarsis.

17.Si sillej si pedagog me studentet?

Si me femijet e tij, i urt ,puntor i afert dhe bashkpunus me te gjithë.

18.Për 5vjet ne politik a e shtoi pasurin sikurse e shtuan te tjeret që u bënë milioner?

Aj edhe sot jeton në nji shtepi ku e kan ndertuar ne vitet e 70 dhjeta se bashku me vëllezer, me pergjethsi te plot e them si mik i ti që njihem per se afermi.

Kto dhe shumë pytje tjera e bëjn Presidentin Sejdiu figuren më te pregatitur dhe më unifikuse të Kosovës, dhe të gjitha trojeve shqipetare.

Ju që e mohoni thuani te kunderten nëse mundeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat