PDK dhe Thaçi po i luten LDK-së për koalicion, LDK nuk duhet të pranojë assesi koalicion me “Pronton”

Politika

PDK dhe Thaçi po i luten LDK-së për koalicion, LDK nuk duhet të pranojë assesi koalicion me “Pronton”

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 29 korrik 2019 Në ora: 10:24
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Përveç Thaçit, të gjithë janë deklaruar për shkuarjen në zgjedhje, duke mos përjashtuar as SHBA. Hezitimi i presidentit të vendit ngërthen në vete disa arsye, ndër më kryesoret pritja e përfundimit të zgjedhjeve në LDK. as 3 gushtit pritet që Thaçi të nis drejt selisë së LDK njerëzit e tij për të bindur këtë parti që “ për hir të Kosovës” të bashkohemi përsëri.

Sigurisht se për Thacin është më e përshtatshme që në krye të LDK të vije ndonjë nga grada e vjetër, që janë treguar fleksibil në raport më PDK, në krahasim me gjeneratën e re, e të cilët duken më të vendosur kundër një koalicioni me PDK. Kjo edhe me të drejtë, pasi çdo herë koalicioni me PDK e ka dëmtuar më së shumti LDK, që është pa gjithnjë si partia e vetme që mund të largoj të keqen nga pushteti. Gjithsesi edhe për shkak të presionit ndërkombëtar, edhe nga ndikimi i rrethanave të vendit, partia e themeluar nga presidenti Rugova bëri koalicion me PDK.

Sigurisht se Thaçi është i interesuar shumë që përsëri të ketë në qeverinë e ardhshme PDK-në, që edhe sipas sondazheve dhe disponimit të qytetarëve, pritet që PDK të pësoj debakël. Kjo e shtyn Thaçin që me çdo kusht, të bëj ndonjë marrëveshje parazgjedhore me LDK, që të sigurohet për një koalicion pas zgjedhor. Sigurisht, Thaçi do mundohet të përdorë edhe tek ndërkombëtarët propagandën: që vetëm një koalicion i madh siguron stabilitet dhe marrëveshje të qëndrueshme. Me PDK në pushtet Thaçi do i ketë më të lira duart që të merr vendime në raport me Serbinë, që edhe është qëllimi i tij kryesor. Nëse PDK nuk futet në qeverinë e ardhshme, ka shumë gjasa që Thaçi të jep dorëheqje, kjo nën ndikimin e çarmatosjes së tij nga çdo lloj mundësie për të marr vendime për Kosovën. Kjo arrihet nëse LDK, në çfarë do mënrye përjashton koalicion me PDK, siç duhet të ndodhë dhe me partitë tjera.

Një izolim për PDK, dhe lënia e saj në opozitë natyrisht se “i prenë krahët” edhe Thacit. avarësisht se kush do të zgjidhet kryetar i LDK-së pas 3 gushtit, kjo parti duhet të del më e konsoliduar, më e bashkuar dhe me qëndrim të prerë: S`ka koalicion me PDK-në. Vetëm kështu do të mobilizonte elektoratin e saj kundër PDK-së, që sot për sot shihet e keqja më e madhe për Kosovën.

Vija e kuqe kundër PDK-së nënkupton ruajte të tërësisë territorial të Kosovës, dhe mbrojte të vendit. PDK është centralizuar në duart e një apo dy personave, që për të shpëtuar veten janë në gjendje të falin çdo gjë. Andaj, lënia anash e PDK nga cdo matematikë pas zgjedhore de fakto do të ishte ruajte e sovranitet të Kosovës. LDK duhet që të ketë marr mësim nga koalicionet e dështuara me PDK në të kaluarën, dhe një përsëritje e një gabimi të tillë do të ishte fatale për këtë parti. Ky edhe është qëllimi i Thaçit, që duke bërë koalicion me LDK edhe të mbaj PDK në pushtet, dhe në anën tjetër të dëmtoj partinë e saj rivale. Këtë gjë besoj se tashmë e ka mësuar çdo njeri brenda LDK.

Kosova ndodhet në një situatë kritike të saj, si në punët e saja të brendshme ashtu edhe atë të jashtëm. Me ikjen e të rinjve në vazhdimësi, më rënien e punësimeve, rritjen e vazhdueshme të dëshpërimit të qytetarëve, disi dhe heqja e njohjeve për Kosovën, dhe bisedimet kyçe me Serbinë, janë të mjaftueshme që si përgjegjës kryesor të jetë PDK. Nuk ka asnjë të drejtë as morale që kjo parti të vazhdojë të jetë përsëri në qeveri. Shpresoj se LDK s`do i bëjë gjëmën Kosovës duke bërë koalicion me PDK, pasi përveç se do e dëmtonte këtë vet LDK, dëmin më të madh do i bënte Kosovës. Një qeveri pa PDK shihet si mundësi që të nis një fazë e re për vendin, ndryshe nga deri sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat