"Qeveria PAN do të mbahet mend për zhvatje të buxhetit" - Bota Sot
"Qeveria PAN do të mbahet mend për zhvatje të buxhetit"

Politika

"Qeveria PAN do të mbahet mend për zhvatje të buxhetit"

Nga: M.H Më: 29 korrik 2019 Në ora: 12:13
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike dhe juridike në vend, Blerim Burjani, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar për Gjykatën Kushtetuese duke thënë që kjo gjykatë do të konstatojë se shteti nuk ka qeveri dhe se Qeveria PAN do të mbahet mend për zhvatje të buxhetit dhe për qeveri glomaze e padishme:

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e shtetit do të konstatojë se qeveri shteti nuk ka, ashtu në mënyrë decidive siç e thotë neni 95.5 , më tutje Kosova ka model britanez të qeverisjes se shtetit, në situata te tilla sekretaret e përhershem të administrates shtetërore marrin kompetenca për të ushtruar të gjitha obligimet në shtetë me profesionalizem, neutralitet përmes vendimarrjes profesionale dhe jo politike, pra ushtrojn kompetenca profesionale pa vendimarrje politike deri ne themelimin e qeverise se re.

Image
Blerim Burjani

Pra ska vokum institucional fare. Instalimi i ketij modeli është bërë nga UNMIK, sipas modelit të tillë britanez qeveria ka një minister dhe një zëvendësministër dhe 5 këshilltar politik, politika e deformoj organizimin qeveritar me 21 ministra, me 83 zevëndesmimistra dhe 100 keshilltar politik, Qeveria PAN do te mbahet mend për zhvatje të buxhetit, korrupsion, për qeveri glomaze e mbi të gjitha e pa dishme dhe keqbërëse.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...