Zbulohet kush e kontrollon Thaçin

Politika

Zbulohet kush e kontrollon Thaçin

Nga: D. B Më: 29 korrik 2019 Në ora: 15:45
Hashim Thaçi

Ka kohë që Kosova është një shtet i kapur nga strukturat të jashtme të cilat po e përdorin Hashim Thaçin e PDK-në, për të mos lejuar që ky vend të shkojë drejt demokracisë, dhe drejt respektimit të vullnetit të popullit.

Kështu ka vlerësuar Avni Zogiani nga VV, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kjo strukturë fatkeqësisht përkrahet edhe nga një pjesë e diplomacisë ndërkombëtare për shkak se kërkojnë të ecë procesi i dialogut, i cili është tërësisht i njëanshëm.

“Thaçi edhe po të dojë vet këto struktura ekonomike e politike rajonale nuk e lëshojnë nga kontrolli. Pra, me veprimet e veta Thaçi është futur në një ndërmarrje të huaj politike, që ka për qëllim ta përdor sistemin politik të Kosovës për të sjell marrëveshje të dëmshme në emër të popullit. Kam frikë se këta nuk e lëshojnë vendin pa një presion popullor, sepse këtu nuk flitet më për funksionim të kushtetutës apo ligjit, por për një imponim të një strukture të kapur politike që punon kundër interesave të vendit”, ka thënë Avni Zogiani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat