Flet ish shoku i presidentit: Thaçi është mjeshtër i kurdisjeve, ato e sollën në skenë në Rambuje dhe e mbajtën në pushtet deri më sot - Bota Sot
Flet ish shoku i presidentit: Thaçi është mjeshtër i kurdisjeve, ato e sollën në skenë në Rambuje dhe e mbajtën në pushtet deri më sot

Politika

Flet ish shoku i presidentit: Thaçi është mjeshtër i kurdisjeve, ato e sollën në skenë në Rambuje dhe e mbajtën në pushtet deri më sot

Nga: D. B Më: 30 korrik 2019 Në ora: 13:07
Hashim Thaçi

Në një situatë kur kryeministri jep dorëheqje pa i njoftuar partnerët e koalicionit, pa marrëveshje dhe me askënd, natyrisht se vijnë në shprehje kalkulimet e ndryshme.

Kjo për faktin se është situatë shumë e mirë për presidentin Thaçi, i cili është i njohur për kalkulime dhe taktika të perfeksionuara në favor të tij.

Kështu ka vlerësuar analisti politik analisti politik Sali Rexhaj i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Thaçi pe luan lojën me nerva, duke e zhagitë gjendjen, apo duke kërkuar një mandator të ri brenda koalicionit PAN.

“Thaçi është mjeshtër i këtyre kurdisjeve, prandaj edhe ato e sollën në skenë në Rambuje dhe e mbajtën në pushtet deri më sot. Unë nuk jam njohës i mirë i kushtetutës, por si do që të jetë kjo qeveri është qeveria më e keqe e mundshme. Vazhdimisht ka kaluar nëpër kriza e shantazhe të cilave u është nënshtruar kryeministri. Tani jemi në një situatë të re, dhe ka rëndësi shumë të madhe se si kalon kuvendi zgjedhor i LDK-së. Dhe nëse gjendet një kandidat i cili nuk nxit përçarje, por afrim, PDK-ja shkon në opozitë. Por nëse ndodhin qarje të reja, plotësisht të pa arsyeshme, PDK-së i rriten ambiciet për të mbetur edhe më tutje në pushtet”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

Ai konsideron se vendi është duke kaluar në një situatë absurde, ku të tri krerët e institucioneve i thërrasin partitë politike në takim.

“Ramushi i thërret partneret e koalicionit, Thaçi i thërret të gjitha partitë kurse Veseli thërret partitë parlamentare që ta shpërndajnë Kuvendin. Thuajse  jetojnë në tri planetë të ndryshme dhe nuk kanë mes vete komunikim. Prandaj edhe mendoj se zgjedhjet janë i vetmi opsion për tu tejkaluar kjo situatë”, ka thënë analisti politik Sali Rexhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...