Hashim Thaçi kërkon të blejë "mercedeska seksi"

Politika

Hashim Thaçi kërkon të blejë "mercedeska seksi"

Valon Rogova Nga Valon Rogova Më 30 korrik 2019 Në ora: 14:55
Hashim Thaçi

Profesori i Sociologjisë në UP, Ardian Gola, tregoi se si një shoqe e tij ishte kushtëzuar nga shefi i saj që nëse donte ta vazhdonte punën duhej të bënte seks me të.

Prokuroria e shtetit do të duhej ta thirrte menjëherë në intervistim z.Gola, e i cili duhej që më pas të tregonte se për cilën shoqe bëhej fjalë, a ka ajo emër e mbiemër, dhe që rasti të hetohej më tej. Por cila Prokurori të dashur miq? Cili Prokuror?

Ne sapo mësuam që prokurori i Prokurorisë së Gjilanit, z.Esat Ademi, kishte porositur viagra dhe iu kishte kërkuar shitësve që t’ia dërgonin produktin mu te objekti i Prokurorisë. Çka mund t’i thotë një i sojit të Ademit, shefit që i kërkon seks punëtores së tij? Ndoshta “boll mirë që po t’u çohet o burrë!” ose edhe “a ke nevojë për viagra?!”

Kjo substancë nuk duhet të blihet pa recetë të mjekut, dhe shitësit online e bëjnë këtë në mënyrë krejtësisht ilegale dhe duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve të vendit. Por, kjo s’e brengoste prokurorin Esat. Ajo që e brengoste ishte penisi i tij i paçuar.

Esat Esat. Emër të bukur ke qe besa!

Nga statistikat mësojmë që 90 për qind e grave në Kosovë janë të papunë. E nga 10 për qindëshi i mbetur, shumica del se punojnë nëpër zyre. Por, me këtë kulturë seksi të shfrenueshëm, e me këtë kulturë shefash e prokurorësh të panginjur, mund të themi me plot gojën që edhe këto gra janë në qykë të zorit.

“Ma hongsh k*rin!” i kishte thënë Kadri Veseli, deputetes Albulena Haxhiu. Pra, ja një tjetër shenjë e kësaj sëmundjeje të tmerrshme morale, e kësaj kulture kafshërore seksuale që ka kapluar institucionet tona. “Lujë k*qe pak me ta!” ishte dëgjuar më tej derisa thoshte presidenti aktual Hashim Thaçi në Aferën Pronto. Këto janë shprehje eksplicite e të vrazhda seksuale. Të rënda, për hajmedet.

Kjo na tregon që aty nuk ka erë pune. Ka erë organesh gjenitale. Ka erë seksi. Viagre. Ka erë joprofesionaliteti, të dashur lexues. Dhe kultura kafshërore e tillë vjen bash nga mungesa e meritokracisë. Nuk është e rastësishme kjo që ndodh. Jo. Kjo na e ilustron se si gjithçka në fund të fundit ka të bëj me seksin. Ka të bëj me orgazmën.

“Gjithçka ka të bëj me seksin përveç seksit,” thoshte Frank Underwood. “Seksi ka të bëj me pushtetin!”

Eh, po të dashurit e mi. Kështu kemi kaluar në një shoqëri hiperaktive seksuale, duke qenë se nuk përfillim adete, rregulla, morale. Çka janë ato? Zot ruana. Duam të na çohet. Të abuzojmë seksualisht. Sepse në thelbin tonë të ndyrë, jemi krejtësisht instinktivë. Jemi krejtësisht kafshë. Pa kulturë. Në xhungëll.

Institucionet e kalbura që na morën në qafë me joprofesionalitetin e tyre duhet menjëhershëm të ndalen së punuari. Duhet që t’i zmbrapsim prej aty. T’i zhdukim këta horra që po na e gërdisin jetën me këto fëlliqësi. Rod i pështirë që s’ka tjetërçka në tru pos seksit. Seks, seks, seks! E thefshi qafën, more të pangopur.

Merrni viagra. Bëni seks me punëtoret. Se do t’iu vijë fundi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat