Tomë Gashi flet për “helmimin” nga produktet serbe në Kosovë

Politika

Tomë Gashi flet për “helmimin” nga produktet serbe në Kosovë

Nga: D. B Më: 30 korrik 2019 Në ora: 15:01
Tomë Gashi

Në sistemin e drejtësisë, duhet fillimisht të fitohet besimi pasi ka përfunduar diktatura në këtë sektor. Dhe për të pas ndryshime në sferën juridike në Kosovë, duhet të ketë vullnet politik, por jo me këta që janë në pushtet që 20 vite, pasi të tillët nuk bëjnë ndryshime.

Kështu ka vlerësuar avokati Tomë Gashi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se këta që janë në pushtet më së shumti që bëjnë është që të qesin ndonjë takse Serbisë, sa për të qenë popullsitë e për të arsyetuar faljen e mbi 8200 hektar tokë të Kosovës, Malit të Zi dhe për të ardhur në pushtet.

“Se si është e mundur që ka mbi 7 muaj që kemi një takse 100% për produkte serbe e në rafte të shitjes në çdo market gjërat ushqimore duke filluar nga qumështi e gjëra tjera ushqimore që nuk kanë afate 7 muaj po që prishen me herët i gjen me çmime të njëjta siç ishin para 7 muajve. Pra ose jemi duke i hëngër ‘shtosat’ e Qeverisë, ose nuk jemi mirë ne si popull në përgjithësi. Apo do të duhej që së paku të ishin çmimet e dyfishta pasi kemi taksë 100% më të lartë me Serbinë, apo matematika ime është gabim. Apo janë këto produkte ushqimore të Serbisë pa afat dhe janë duke u helmuar në emër të shitjes së tyre”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat