Krasniqi tregon kush e ndau "shtratin" me PDK-në

Politika

Krasniqi tregon kush e ndau "shtratin" me PDK-në

Nga: D. B. Më: 31 korrik 2019 Në ora: 16:30
Kadri Veseli

Edhe pse ka pasur debate të shumta, megjithatë ka vite që është zvarritur reforma zgjedhore.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se mungesa e reformës zgjedhore natyrisht se i leverdis PDK-së për manipulim të zgjedhjeve, siç ka bërë edhe në të kaluarën.

“Thënë shkurt edhe partitë tjera që kanë qenë në bashkëqeverisje me PDK-në, nuk kanë qenë të interesuara që të bëjnë reformë zgjedhore. Reforma zgjedhore ka qenë e rëndësishme për ta vetëm kur ishin në opozitë, por jo edhe kur e ndanin shtratin bashkë me PDK-në”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat