Deputetja e LDK-së zbulon arsyen e dorëheqjes së Haradinajt dhe mos shpalljen e zgjedhjeve nga Thaçi

Politika

Deputetja e LDK-së zbulon arsyen e dorëheqjes së Haradinajt dhe mos shpalljen e zgjedhjeve nga Thaçi

Nga: G.B Më: 31 korrik 2019 Në ora: 19:50
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Së fundmi Ramush Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale.

Pati reagime të shumta, duke thënë se kjo nuk ishte arsyeja e vetme e dorëheqjes së tij.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Besa Gaxherri mendon se ai mori shkas nga ftesa nga Specialja, por që e dinte se opozita do ta rrëzonte dhe me këtë akt u mundua të përfitojë politikisht dhe t’i ik shkarkimit.

Image
Besa Gaxherri

“Zotëri Haradinaj, mori shkas nga ftesa e Gjykatës Speciale për të dhënë dorëheqje por siç dihet për të gjithë opinionin, përveç se opozita ishte në proces e sipër duke përgatitur mocionin për shkarkimin e qeverisë edhe koalicioni PAN nuk funksiononte, mazhoranca pakicë në Kuvendin e Kosovës nuk kishte kuorum as për të filluar seancën pa opozitën, janë afër 70 pika të rendit të ditës të filluara e të pa përfunduara për shkak të mungesës së numrit të deputetëve të mazhorancës. Kuvendi me muaj të tërë është mbledhur vetëm për seanca të jashtëzakonshme apo urgjente nga opozita, shtuar kësaj përplasjet e përfaqësuesve institucional pra presidenti dhe kryekuvendari kundër kryeministrit. Si dhe presioni i faktorit ndërkombëtar, zt. Haradinaj shfrytëzoi rastin nga ftesa që ju bë nga Gjykata Speciale si i dyshuar dhe dha dorëheqje. Mendoj se me këtë akt ai u mundua të përfitojë politikisht dhe t’i ik shkarkimit”, ka thënë deputetja e LDK-së.

Sa i përket shkuarjes në zgjedhje pas dorëheqjes së Haradinajt dhe pse nuk po i thërret ato presidenti, Gaxherri ka thënë se zgjedhjet janë alternativa e vetme, sado që Thaçi po mundohet t’i ik këtij procesi.

“Pas kësaj dorëheqje zgjedhjet nacionale janë alternativa e vetme, sado që presidenti dhe PDK mundohen t’i ikin këtij procesi”, ka deklaruar Besa Gaxherri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat