“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë shpresa e fundit e Kosovës”

Politika

“Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë shpresa e fundit e Kosovës”

Nga: D. B Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:31
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

LDK-ja është uzurpuar nga pleqtë dhe nga njerëzit që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe LDK-se, por vetëm xhepit personal.

“Madje disa horra të tillë po duan akoma të mbajnë të uzurpuar këtë parti, edhe pse e kanë shkatërruar në themel”.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se që prej vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova, kjo parti nuk ka pas fare dallim me partitë tjera si PDK-ja, Nisma dhe AAK.

Sipas tij, e gjithë kjo ka ndodhur shkaku i disa aty, të cilët janë mjaft të vetëdijshëm që të gjithë kandidatët tjerë për kryeministër do të dështojnë në zgjedhje.

“Në sondazhe Vjosa Osmani prinë bindshëm ndaj çdo kandidati tjetër dhe ky është treguesi më i mirë që Vjosa Osmani duhet të zgjidhet edhe kryetare e LDK-së, edhe kandidate për kryeministre, nëse LDK-ja dëshiron që t'i fitojë zgjedhjet. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë shpresa e fundit e Kosovës dhe qytetarëve të stërlodhur të Kosovës”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat