LDK-VV, koalicioni i vetëm i pranueshëm

Politika

LDK-VV, koalicioni i vetëm i pranueshëm

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 1 gusht 2019 Në ora: 21:59
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Vështirë të gjendet parti ideale në Kosovë. LDK-ja ka qenë parti e matur dhe serioze, dikur. Por, dëmtoi vetën, sepse ka zgjedhur kryekriminelë në kupolë të shtetit dhe të pushtetit; ka aprovuar demarkimin e kufirit, me humbje tokash shqiptare; ka aprovuar listën e veteranëve, prej tyre 33.300 të rrejshëm.

Vetëvendosje shpërfillë shtet bërësin e Kosovës, Presidentin Rugova; mbron krimin dhe kriminelët, duke refuzuar Gjykatën Speciale, kur dihet se askush tjetër nuk guxon t`i ndëshkojë vrastarët kriminelë të shqiptarëve; ka qasje ideologjike anakronike për kohën; është mosmirënjohës karshi Amerikës dhe Evropës, të cilët janë çliruesit faktikë të Kosovës. Sepse e majta e Kosovës, përkatësisht, LPK-ja, duke qenë bisht i të majtës enveriste shqiptare, sabotoi luftën kundër pushtuesit serbo-sllavë.

Megjithatë, Vetëvendosje, ka parësinë për koalicion parazgjedhor, në raport me partitë tjera banda. Ndonëse interesi është reciprok, për dy partitë: LDK-në dhe Vetëvendosjen, kompromiset, me lëshime reciproke, janë e vetmja mundësi e realizimit të këtij koalicioni, pa alternativë. Çështjen e kryeministrit, e zgjidhë vota. Fituesit me shumësinë e votave, i përket posti i kryeministrit.

Lexo edhe: Shpronësimi i LDK-së, kërkesë e anëtarësisë

Partitë e koalicionuara në PAN, më parë se parti, janë banda të organizuara, që kanë përgjakur Kosovën, duke listuar e ekzekutuar ngeshëm, veprimtarët e LDK-së dhe ushtarakët luftë-bërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës.

Kushti monstrum 50+1, është shpikje e klanit Mustafa

Isa Mustafa, me klanin e tij fatal, vendosi të qendrojë dhunshëm në pushtet edhe për një mandat dhe shpiku kushtin monstrum kriminal 50+1 të votave, për të drejtë kandidimi për kryetar të LDK-së. Qëllimi, sa kundër demokratik, aq edhe i poshtër, ishte eliminimi i konkurrencës zgjedhore, që është njëri nga parimet bazë të demokracisë. Eksponentët klanorë e përsërisin gënjeshtrën shpifarake se "Vjosë Osmani u mund nga Isa Mustafa, me votimin për konfirmimin e kandidaturës për kryetar të LDK-së".

Rrenë qoftë! Së pari, kushti 50+1 është inkriminues; së dyti, votimi me gishtërinj, aklamativ, është po aq kriminal, metodë e sistemit ultra-komunist, stalinian. Prandaj, pushoni shpifjet, o klanorë servilë e zvarranikë!

Në Kuvendin e 9-të Zgjedhor, të Degës të LDK-së në Gjermani, kur u tentua të zbatohet shpikja monstrume e klanit Mustafa, 50+1, delegatët e Kuvendit reaguan njëzëshëm se "nuk pranojmë shtesa statutare të klanorëve". Ndërhyrja e nënkryetarit të LDK-së, Haki Rugova, në cilësinë e monitoruesit, mbikëqyrësit të zgjedhjeve në atë Degë, ishte e mençur e fisnike, duke thënë se, "vërtet kushti 50+1 qëndron ende të statut, por, është vënë në dyshim dhe ju mund të mos e zbatoni". Dhe, ashtu u bë. Andaj, kjo shpikje monstrume klanore, nuk duhet pranuar, madje, në asnjë mënyrë e rrethanë, as në Kuvendin Zgjedhor Qendror.

Grupi rinor të garon me një kandidaturë

Klani nepotik krahinor në udhëheqje, neveriti anëtarësinë, në veçanti, rininë. Një grup të rinjsh, por, edhe kuadro të hershëm rugovistë, në prag të Kuvendit të 7-të, u organizuan për ndryshime në LDK-e, në rrugë statutare, duke përdorur votën e fshehtë demokratike. Por, hileqarët klanistë, u kundërpërgjigjen vrazhdët e pacipërisht, duke përjashtuar nga konkurrenca Vjosë Osmanin.

Mendësia provinciale, nepotike e klanore, e goditi me harbutllëk grupin vital rinorë, sot të përfaqësuar në grupin e deputetëve të LDK-së. Ata u lanë jashtë strukturave vendimmarrëse të partisë, pra, nuk u përfaqësuan në kryesinë e ngushtë, në kryesinë 23 anëtarësh dhe as në Këshillin e Përgjithshëm. Një hakmarrje sa primitive, aq edhe rrugaçërore.

Prandaj, grupi i të rinjve të LDK-së, të anatemuar, qëllimisht e padrejtësisht, duhet të përfaqësohet me një kandidaturë të vetme, për kryetar të LDK-së. Kjo është kërkesë e të gjitha grup-moshave të anëtarësisë dhe të elektoratit të LDK-së. Heshtja është hiqe. Zëri rinor duhet t`i japë frymëzim e jetë Lidhjes Demokratike, duke e bërë atë kryezonjë, si në epokën rugoviane. Rinia e LDK-së, është ajo "besa dhe shpresa për shqiptarët", - siç thoshte kryezoti Rugovë.

LDK-ja ka pasur një lider. Të tjerët pas tij janë vetëm kryetar. Afatizimi në dy mandate i kryetarit, është i domosdoshëm. Sepse janë të rrallë shqiptarët, që udhëheqin pa klane e nepotizëm.

Krijimi i Institucionit të Përgjegjësisë, është i domosdoshëm, madje, që në ditën kuvendare. Për gabimet, dhe sidomos fajet, kryetari dhe kuadrot tjerë, shkarkohen, për t`u mos u penalizuar partia, siç ka ndodhur përgjatë mandatit skandaloz, që po mbyllet mjerueshëm e turpshëm.

Luta tha diçka të frikshme për kryetarin e ardhshëm: "Kryetari i zgjedhur i këtij Kuvendi, mund të jetë më afat-shkurti në detyrë, sepse humbja e zgjedhjeve të afërta parlamentare, mund ta rrëzojë". Atëherë, sa moral ka Luta, me disa kuadro të lartë rreth Isës, pas humbjeve serike, të garojnë sërishmi, për të parin e LDK-së. Guxim i tepruar i Isa Mustafës, me klanorët e tij. Për të mos komentuar më gjatë, sjellim urtësinë popullore, fort aktuale: "Marrja nuk e ka mytë askan!"

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat