Kelmendi: Thaçi me mirënjohjet e tij, e ka bërë me "vlerë" shpiunin dhe anti-kombëtarin

Politika

Kelmendi: Thaçi me mirënjohjet e tij, e ka bërë me "vlerë" shpiunin dhe anti-kombëtarin

Nga: D.B Më: 2 gusht 2019 Në ora: 13:17
Hashim Thaçi

Ka kohë që Hashim Thaçi në cilësi të Presidentit të Republikës së Kosovës që shpërndanë mirënjohje në emër të punës për Republikë figurave të ndryshme dhe shumë kontradiktore.

Madje në kuadër të kësaj po bëhen një për Thaçin shpihuni me atdhetarin, muzikanti i këngëve patriotike me muzikantët tallava, revolucionarët e çështjes kombëtare me armiqtë dhe bashkëpunëtorët e ndryshëm të pushtetit serbo-Jugosllav.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se kjo përzierje e dhënies së mirënjohjeve e ka devalvuar tërësisht institutin e revolucionarit dhe të atdhetarit.

Image
Muhamet Kelmendi

Sipas tij, Thaçi e ka bërë me "vlerë" shpiunin dhe anti-kombëtarin, madje shumë prej tyre edhe lavdërohen.

“Dhënia e mirënjohjeve nuk duhet të shkojë në formën alla-Thaçëshe, po në bazë të një ligji a rregullore për punën e bërë në drejtim të lirisë dhe të pavarësisë së kombit shqiptar, sikundër edhe për sukseset e treguara në fusha të ndryshme, si në kulturë, arsim, sport, muzikë etj. Pra çdo herë në dobi të lirisë, pavarësisë dhe demokracisë; në dobi të paqes dhe të prosperitetit. Nuk bënë të futet në listën e mirënjohje Adem Demaci dhe Isa Mustafa. Dy figura dhe veprimtare krejtësisht të kundërta me njëri-tjetrin. Adem Demaci revolucionar dhe patriot i radhëve të para në Kosovë; forcë rezistuese dhe ideologë, njeri që kaloi në kazermat serbe mbi 28 vjet.Thaci don të mbetet në histori si figurë gjoja që bashkon, ndërsa në fakt është ndarës dhe produktive në krijimin e konflikteve në vend. Mirënjohje duhet në emër të Republikës të epën. Por kurrë ato nuk iu epën forcave anti-kombëtare, anti-demokratike, spiunëve dhe forcave në shërbim të pushtimit dhe të shkatërrimin e vendit tonë. E këso marifetllake ka mjaftë nga Hashim Thaçi” është shprehur njohësi i çështjeve juridike profesor Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat