Serbia po mbushet me hekur, i cili pas disa viteve do të shërbejë për skrap - Bota Sot
Serbia po mbushet me hekur, i cili pas disa viteve do të shërbejë për skrap

Politika

Serbia po mbushet me hekur, i cili pas disa viteve do të shërbejë për skrap

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 4 gusht 2019 Në ora: 08:25
Ushtria serbe

Në fund të muajit korrik, Serbia ka pranuar dërgesën e fundit të armatimit nga Serbia. Bile për atë, është organizuar edhe një ceremoni e pranimit të  këtyre  automjeteve të blinduara nga Rusia, gjithashtu, është paralajmëruar se deri në fund të këtij viti do të pajisen edhe me armatime të tjera nga Rusia.

Serbia është pajisur nga Rusia me 10 autoblinda të tipit BRDM -2, si dhe me gjashtë aeroplanë luftarakë të llojit, MiG-29.

Kajtazi: Serbia po mbushet me hekur, i cili pas disa viteve do të shërbejë për skrap

Lidhur më këtë armatosje të Serbisë nga Rusia, eksperti i çështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi, në një prononcim për “Bota sot”, se është e rrezikshme armatosja e Serbisë nga Rusia.

“Nëse shikohet kjo çështje e izoluar natyrisht se është e rrezikshme edhe pa armatimin i cili Serbisë i vije nga Rusia. Ajo është prodhues i armatimit dhe ai është i mjaftueshëm për të shkaktuar probleme. Por, nëse kjo shikohet në rrafshin konkret, të rrethanave gjeopolitike i bie se Serbia po mbushet me hekur, i cili pas disa vitesh do të shërbejë për skrap”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Fadil Kajtazi

Gjithashtu, ai është shprehur se Serbia është faktorë minore për të prishur ekuilibrat ballkanik të sigurisë.

“Tani Ballkani në pjesën më të madhe është  zonë e sigurisë kolektive të aleancës më të fuqishme botërore që është NATO. Duke e pas parasysh këtë fakt real, Serbia është faktorë minoren për të prishur ekuilibrat ballkanik të sigurisë. Nëse shikohet numri, cilësia, politika e jashtme, ekonomia, Kroacia është ajo e cila është një fuqi e cila mbanë baraspeshën e ekuilibrit të sigurisë  nga vendet e dala nga ish Jugosllavia”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Kajtazi është shprehur se rrezik është destabilizimi, cili mund të shkaktohet nga krizat politike.

“Ajo që është e rëndësishme dhe që e urton Serbinë e jargosur për krime është zhvillimi i demokracisë, rendit dhe ligjit ekonomisë se vendeve të rajonit. Rrezik është vetëm destabilizimi i shkaktuar nga krizat politike që prodhohet nga elitat e pa përgjegjshme të vendeve ballkanike. Kjo ka të bëj sidomos me Kosovën”, ka potencuar Kajtazi për “Bota sot”.

Tërnava: Furnizimi i Serbisë me armatim një lufte speciale që i shërben kësaj strukture në pushtet

Ndërsa, eksperti i sigurisë, HajrullahTërnava, ka thënë për “Bota sot”, se Serbi është dashur që të nxirrte mësime nga politikat e kohës të Millosheviqit, i cili kishte izoluar këtë shtet dhe armiqësuarme shtete të tjera.

“Në këto kohëra që nga luftimet që i pati Serbia me Kosovën dhe shtetet tjera fqinje, tani kanë kaluar 20 vite. E mira e krejt kësaj kishte me qenë që Serbia të nxirrte mësime nga politikat e kohës të Millosheviqit, e cila me politikat e tij që i bëri, e ka izoluar këtë shtet dhe armiqësua me tjerat shtete,  dhe tani në këtë regjion ende nuk e ka të qartë se ngapo duan me ia mbajt, kah Rusia si i vetmi shtet i Evropës, apo kah perëndimi me Evropën”, ka potencuar ai për “Bota sot”. 

Image
HajrullahTërnava

Tërnava ka thënë se furnizimi i Serbisë armatim nga Rusia,  ma shumë është një lufte speciale që i shërben kësaj strukture në pushtet, për të qëndruar sa ma gjatë në pushtet në shtetin e Serbisë.

“Serbia dy vitet të fundit është duke u furnizuar nga Rusia me armatim të rend, dhe bëhet pyetje athua se për çfarë i duhet ky armatim? Po kjo Serbi në ato viteve 1990 të tërë armatimin e atyre kohërave që ishin nëpër Republikat tjera të ish Jugosllavisë, e pat okupuar dhe e pat kthye në kazermat serbe në Serbi,  sepse donte që tjerat republika mos ta kenë atë armatim, dhe në raste të ndonjë luftë të mos e kenë armatimin në fjalë dhe mos të munden me i rezistuar luftës se Serbisë ndaj tyre. Ky armatim i asaj kohe ishte një armatim i sofistikuar i asaj kohe, sepse Jugosllavia në ato kohëra ishte shumë e armatosur, dhe pran shumë luftërave që i ka bërë, prapë e ka armatimin e mjaftueshëm për këtë regjion në raste të ndonjë lufte. Prandaj furnizimi i saj me këtë armatim në fjale nga Rusia,  ma shumë është një lufte speciale që i shërben kësaj strukture në pushtet, për të qëndruar sa ma gjatë në pushtet në shtetin e Serbisë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Çështja e Kosovës është një çështje ndërkombëtare

Për më tepër, Tërnava, ka theksuar se sulm i Serbisë ndaj Kosovës do të thotë zhbërjen e Serbisë në tersi, sepse nuk është e lehtë provoja e tyre në luftën e vitit 1999.

“Tani çështja e Kosovës është një çështje ndërkombëtare që për sigurinë e territorit të saj dhe sovranitetin e saj garantojnë KFORI dhe NATO, prandaj këtë mirë e dinë Serbia, dhe një sulm i Serbisë ndaj Kosovës do të thotë zhbërjen e Serbisë në tersi, sepse nuk është e lartë provoja e tyre në luftën e vitit 1999. Edhe Kosova është shtet dhe është shumë ma e organizuar se ma parë, sepse e ka ushtrinë (FSK) dhe policinë e saj, prandaj dhe në shumë stërvitje ndërkombëtare marrin pjesë me forcat e NATO-së,  dhe janë pranë atyre që na ndihmuan me u çlirua”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai ka cekur edhe ushtrinë shqiptare, e cila është pjesë e NATO-së që është e pajisur me armatim më të sofistikuar dhe se populli i Kosovës nuk ka nevojë të shqetësohet pasi që për të garantojnë shtetet më te fuqishme botërore.

“Edhe shteti tjetër shqiptar Shqipëria, është anëtare e NATO-së, dhe ditë e për ditë po furnizohet me armatim më të sofistikuar dhe modern që për këtë mirë janë të informuar edhe Serbia, prandaj armatimi i Serbisë është një luftë speciale sikur e shpjegova më lartë, dhe kjo politike është shumë e dëmshme për popullin e saj se të gjitha ato armë që i blejnë nga Rusia, në vend me e përmirësuar standardin ekonomik të qytetarëve të tyre, ata ato rezerva i harxhojnë për të qëndruar sikur e thash vet në pushtet. Prandaj, populli i Kosovës nuk ka nevoje të shqetësohet sikur e thash më lartë se sovranitetin e Kosovës e garantojnë me më të fortit e botës sikur Amerika dhe Kosova është produkt i Amerikës, sepse është investuar shumë në të, që assesi nuk ka shanse që tani Amerika me “quedor” nga Kosova, edhe për këtë mirë e dinë Serbia, prandaj po e them se këto janë vetëm lojëra të Serbisë, dhe i tërë regjioni-Ballkani, me të madh po anëtarësohen në NATO dhe po ky regjion si shtetet që luftuan me Serbinë dhe disa tjera, të gjitha janë në marrëdhënie jo të mira me Serbinë, që edhe kjo është në dëm të Serbisë që është bërë, delja e zeze në mesin e bylykut të dhënave dhe Serbia për të hequr para duhet ta bind faktorin ndërkombëtar se ka ndërruar për të mirë në tërësi me politikat e saja drejt Evropës, për perspektivat e saja ndërkombëtare, e jo si deri më tani me këto politika nacionaliste dhe pro ruse”, ka deklaruar Tërnava për “Bota sot”.

Miftari: Në pyetje është kërcënimi ushtarak për fqinjët

Ndërkaq, Ish pjesëtari i UÇK/TMK dhe ish anëtar i SHIK-ut në të kaluarën, Naim Miftari,  në një prononcim për “Bota sot”, ka cekur armatimin të cilin Serbia ka shpenzuar mbi 1 miliard dollar për tu armatosur.

“Serbia përveç që prodhon dhe shet vet armë ka shpenzuar mbi 1 miliard dollar vetëm për blerje të armëve për nevojat e shtetit Serb e cila po armatoset rënd.

Shumica e armeve të blera pos donacioneve Ruse dhe Bjellorusë  janë armë Ruse -Serbia ka blerë MIG_29 UMV,pastaj ka bërë porosi për sistem raketor kundër ajror SS_300 dhe Buk_2 Pancir,ka porosit helikopter sulmi MI_35,Mi_17 disa helikopter ika porosit edhe nga Airbusi,pastaj Putin i ka dhuruar Serbisë 30 tanke të modifikuara T-72B3 i 30 autoblinda që kanë mundësi edhe të lundrimit në ujë BRDM-2, blerja e raketave Franceze Mistral, blerja e Dronve të armatosur Kinez, pastaj Serbia ka ndërruar për ushtrinë e saj dhe njësit speciale ka futur në përdorim armë të reja këmbësorike perëndimore, por sipas mendimit tim arritja ma e madhe serbe në këtë klasë të armatimit këmbësorike është futja në përdorim të ri perëndimor të plumbave të e ri municionin Grandel që është plumbi më i fuqishëm dhe modern në botë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Naim Miftari

Po ashtu, ai ka cekur se pajisja me këtë armatim është kërcënimi ushtarak për fqinjët, pjesë e të cilës është edhe shteti i Kosovës, pasi që do të ishte viktima e parë.

Serbia sot prodhon autoblindat e veta Llazar pastaj shteti serb ka filluar ta prodhoj vet me ndihmën pak të Ruseve raketën Shumadija e cila ka rreze veprimit 280_300 kilometra dhe një shtet me 4 milion banor shtet i vogël si Serbia kur edhe armatoset rënd nga "ndihmat ushtarake" Ruse dhe armë që kanë rreze veprimit 300_ 400 kilometra tregon qartë se nuk është në pyetje mbrojtja, por në pyetje është kërcënimi ushtarak për fqinjët, ku vendi jonë, Kosova jonë e varfër e pa armatosur do ishte preja, viktima e parë  e makinerisë ushtarake Serbe”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Ai sa sugjeruar armatimin me të cilin do të duhet që të pajiset Ushtria e Kosovës.

“Prandaj, armatosja e ushtrisë të Kosovës me armë të avancuar perëndimore anti-ajrore dhe anti –blind është i domosdoshëm, pastaj Kosovës i duhen edhe tanke të klasit Leopard 2 A/6 apo Tank M1A2 Abrams ose tank Idraelite Merkava m_4  është shumë e nevojshme dhe e domosdoshme, kur dihet se Serbia menjëherë pas shtetit të Gjermanisë, sot për sot, në Evropë ka masë shumti Tanksa aktive  të luftës bëhet pyetja pse shteti serb mban aq shumë tanke në shërbim kur serbin nuk e rrezikon askush nga shtetet fqinje.!”, ka thënë ai për “Bota sot”

Ndërkaq, ka kritikuar pushtetarët, ku ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të armatoset për shkak të politikanëve të korruptuar.

“Mirëpo sa të janë në pushtet në Kosovë politikanët e korruptuar disa edhe hapur pro serb shteti jonë i Kosova nuk do të armatoset as përgatitet kurrë për luftë dhe shteti fashist serb do të na mundte për disa orë. Prandaj, Kosova duhet të armatoset rënd dhe të anëtarësohet në NATO dhe strategjisht të ketë marrëveshje ushtarake  të jetë e lidhur ngushtë me Amerikën,Britaninë, Gjermaninë.. tjetër rrugë nuk ka por në çdo variant vendi jonë duhet të jetë i armatosur mirë dhe gati për luftë edhe po të ketë luftë sot. Nëse do ta ruash paqen përgatitu mirë për luftë”, citat nga prijësi ushtarak Sen Sinati në kohen nga Roma e lasht. Serbia historikisht, ushtarakisht, tradicionalisht është dorë Ruse në Ballkan do të thotë në Europ dhe gjithmonë kjo lidhja Serbo-Ruse- Turke i ka kushtuar shumë shtrenjtë popullit autokton Shqiptar”, ka përfunduar Miftari për “Bota sot”..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...