Ja koalicioni i cili do të tmerronte “Klanin Pronto”

Politika

Ja koalicioni i cili do të tmerronte “Klanin Pronto”

Nga: D. B Më: 5 gusht 2019 Në ora: 12:42
Klani Pronto

Pas mbledhjes së kryesisë, krerët e partive politike kanë njoftuar se më 22 gusht do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës, që çon në zgjedhje të reja.

Po ende nuk dihet se a do të pritet prej këtyre zgjedhjeve dhe sa janë gjasat me u largu nga pozita PDK-ja dhe partitë tjera të komandantëve, tash pas zgjedhjes edhe të një mandati të Isa Mustafës kryetar i LDK-së.

Politologu Faik Krasniqi ka thënë për “Bota sot” se një koalicion mes LDK-së dhe VV-së, do të ishte një koalicion i shpresës, apo një koalicion që “Klanin Pronto” do ta dërgonte në opozitë.

“Por rizgjedhja e Isa Mustafës në krye të LDK-së, i zbeh gjasat që ta kemi një koalicion në mes të LDK-së dhe VV-së, marrë parasysh që garda e vjetër e LDK-së e duan një koalicion me PDK-në, në mënyrë që të vazhdojnë avazin e vjetër të keqpërdorimit të parasë publike. Sidoqoftë, mbetet të shihet se Isa Mustafa dhe kryesia e LDK-së, a e kanë seriozisht dërgimin e PDK-së në opozitë, apo edhe kësaj radhe do e mashtrojnë elektoratin e saj|, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat