Mushkolaj: Çdo koalicion i mundshëm i ndonjë partie me PDK-në, garanton vazhdimin e kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes

Politika

Mushkolaj: Çdo koalicion i mundshëm i ndonjë partie me PDK-në, garanton vazhdimin e kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes

Nga: D. B Më: 6 gusht 2019 Në ora: 11:56
Imer Mushkolaj

Analisti politik Imer Mushkolaj ka thënë për “Bota sot” se zgjedhjet duhet të prodhojnë rezultat për ta çuar PDK-në në opozitë.

Sipas tij, kjo bëhet e mundur po që se të gjitha partitë politike, e sidomos LDK vendosin vija të kuqe ndaj këtij subjekti.

“PDK është në pushtet tash 12 vjet dhe qëndrimi në opozitë do t’i bënte mirë edhe partisë, e më së shumti vendit. Çdo koalicion i mundshëm i ndonjë partie me PDK-në, garanton vazhdimin e kapjes së shtetit dhe keqqeverisjes”, ka thënë analisti politik Imer Mushkolaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat