22 gusht vendos për apo kundër zgjedhjeve të parakohshme

Politika

22 gusht vendos për apo kundër zgjedhjeve të parakohshme

Nga: D. B Më: 6 gusht 2019 Në ora: 12:27
Muhamet Kelmendi

Shkuarja në zgjedhje të parakohshme pa e shpërndarë Kuvendin e Kosovës nuk ka, andaj rruga tjetër është mos ndërtimi i Qeverisë nga mandatari.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se kushtetuta cakton afatin prej 40 ditëve për zgjedhje nga dita e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës.

“Shpërndarja e Kuvendit bëhet vetëm me 61 vota pro. Por tash varet shumë se me 22 gusht PDK, NISMA dhe PSD a do të votojnë për apo kundër shpërndarjes. Mendohet se AAK, LDK dhe VV janë për shpërndarje të Kuvendit dhe për zgjedhje të parakohshme. Andaj me shpërndarje i kthehen edhe kompetencat sovranit (popullit)”, është shprehur njohësi i çështjeve politike e juridike Muhamet Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat