Abdullahu: Koalicionet pas zgjedhjeve do të na befasojnë të gjithëve

Politika

Abdullahu: Koalicionet pas zgjedhjeve do të na befasojnë të gjithëve

Nga: D. B Më: 6 gusht 2019 Në ora: 12:41
Ilustrim

Pas mbledhjes së kryesisë, krerët e partive politike kanë njoftuar se më 22 gusht do të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës, që çon në zgjedhje të reja.

E në lidhje me atë se çka do të pritet prej këtyre zgjedhjeve dhe sa janë gjasat që të largohen nga pozita PDK-ja dhe partitë tjera të komandantëve, tash pas zgjedhjes edhe të një mandati të Isa Mustafës kryetar i LDK-së, publicist Faton Abdullahu ka thënë për “Bota sot” se për t’i riparuar gabimet e koalicionit PAN të cilat kanë qenë të mëdha dhe të pandalshme për më shumë se dy vite, do të duhet shumë kohë dhe energji politike.

Sipas tij, kjo nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi kur kësaj ti shtohet edhe dialogu i pashmangshëm me Serbinë mund të konstatohet se koalicioni i ardhshëm dhe sidomos kryeministri i këtij koalicioni do ta ketë shumë të vështirë të përballet me sfidat që do t’i imponohen.

“Konsideroj se sido që të jetë është pothuajse e pamundur që të jetë më keq se sa qeverisja e koalicionit PAN. Koalicionet pas zgjedhjeve do të na befasojnë të gjithëve, sepse vetëm pas zgjedhjeve do ta kuptojmë më për së afërmi se me çfarë do të ballafaqohemi konkretisht në raport me Serbinë. Po na presin ditë të vështira. Ne na duhen politikan jo konformistë të pa korruptuar dhe të sinqertë. Prandaj i mbetet qytetarëve të Kosovës që ta bëjnë këtë kualifikim”, është shprehur publicist Faton Abdullahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat