Bolton në Kosovë? Kjo do të jetë kërkesa e tij për Kosovën - Bota Sot
Bolton në Kosovë? Kjo do të jetë kërkesa e tij për Kosovën

Politika

Bolton në Kosovë? Kjo do të jetë kërkesa e tij për Kosovën

Nga: D. B. Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:54
John Bolton

Këshilltari i presidentit të SHBA-së, John Bolton pritet të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën deri në fund të gushtit ose fillimin e shtatorit. Ndonëse Bolton në Serbi do të shkoj të bisedoj për dialogun Kosovë-Serbi megjithatë ende nuk dihet se çka pritet nga kjo vizitë në Serbi dhe se a do ta përfundojë SHBA-ja procesin e dialogut, mbetët të shihet.

Njohësi i Integrimeve Evropiane Sami Blakaj ka thënë për “Bota sot” se Administrata e Presidentit amerikan Trump, pritet që në të ardhmen të luajë një rol edhe më të madh në procesin e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, në këtë drejtim, është e pritshme që në ditët apo javët në vazhdim, Prishtina dhe Beogradi të vizitohen nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të presidentit amerikan, John Bolton.

“Vizita e këshilltarit Bolton pritet të orientohet në përpjekjen e administratës amerikane për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të pranueshme për të dyja palët. Por, që të arrihet deri këtu, SHBA kërkon gatishmëri dhe konstruktivitet paraprak nga të dyja vendet dialoguese. Kjo kërkesë e politikës amerikane do të qartësohej edhe më shumë nga këshilltari Bolton, i cili gjatë vizitës eventuale në Serbi do të kërkonte nga Beogradi zyrtar ndaljen e fushatës së egër kundër Kosovës dhe anëtarësimit të saj në mekanizmat ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Ai konsideron se në rast se Bolton do të vinte në Kosovë, kërkesa e parë drejtuar autoriteteve të Kosovës, pritet të jetë vendimi për pezullimin apo heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.

“Mendoj se ky vendim sipas administratës amerikane do t'i hapte rrugë vazhdimit të dialogut dhe mundësisë së arritjes së marrëveshjes finale Kosovë-Serbi”, ka thënë njohësi i Integrimeve Evropianë Sami Blakaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...