Zbulohen personat që kërcënuan femrën më të votuar në PDK, flet Suzana Tahiri

Politika

Zbulohen personat që kërcënuan femrën më të votuar në PDK, flet Suzana Tahiri

Nga: N.SH Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:00
Suzana Tahiri dhe Lorik Magjuni

Femra më e votuar në Kuvendin Zgjedhor të PDK-së në Vushtrri, Suzana Tahiri ka dhënë dorëheqje nga strukturat e degës së PDK-së në Vushtrri dhe nëndegës në Pantinë.

E Tahiri ka treguar për gazetën “Bota sot” se personat që e kanë kërcënuar janë Shpëtim Zhegrova dhe Lorik Magjuni, që e kanë thirrur dhe kërcënuar.

“Ky është personi që më ka kërcënuar ta heq postimin me kryetarin detyrimisht u mbroja duke i thënë të lajmëroj në polici, jo nuk nij tha vazhdoj biseda në tel bukur gjatë, i thash do shkosh deri te Veseli, o shko ka të duash më tha, jemi në telefon ndasht le të përgjohemi. Le të dëgjojnë krejt çfarë kërcënimesh po marr, ndalu tha banu njeri un ia ktheva duke thënë se ti po sillesh si kafshë andaj prit ashtu siç je dhe ia ndala telin duke kërkuar ndihmë se çka po ndodhë për një postim për mbështetje ndaj kryetarit. Mem kushtu me jetë si duket pe sheh aleat të fortë Kurtan Kajtazin po njeriu si Shpëtim Zhegrova që kërcënon femër pret vota jo kurrë njërën anë, dje u vra gruaja ngushëllonte Kadria njërën anë, anëtari tij kërcënon femër. Kam pasur thirrje nga ai po nuk ia kam hap telefonin”, ka thënë Suzana për “Bota sot”.

Ajo ka thënë se dita e djeshme ka qenë e tmerrshme për të, duke shtuar se PDK ngushëllojnë për femra por ua ndalojnë lirinë e të shprehurit femrave.

“Dy asamblitët e famshëm të Vushtrrisë ky kryetari i Rinisë, Lorik Maxhuni ka thirr, por këtij s’ja hapa nga frika se mu bënë shumë, pastaj një punëtor i degës Ferki Rama, shumë tepër kam duruar, për mua ka qenë dje e pardje ditë tmerri, veç thosha kur t’më dalim. Nuk munden PDK të flasin e ngushëllojnë për femra kur këta i dhunojnë psiqiksht na ndalin shprehjen, lirinë e të shprehurit të nënshtruara si rob”, ka rrëfyer Tahiri.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat