Këto janë masat e LDK-së ndaj Serbisë nëse vie në pushtet

Politika

Këto janë masat e LDK-së ndaj Serbisë nëse vie në pushtet

Nga: G.B Më: 8 gusht 2019 Në ora: 13:56
LDK

Dialogu me Serbinë prej kohësh është pezulluar, për shkak të vendosjes së taksës nga Kosova për Serbinë.

E kjo e fundit thotë se dialogu nuk do të vazhdojë, pa u hequr taksa.

Por, cila do të ishte zgjidhja sa i përket dialogut me Serbinë nëse LDK vjen në pushtet?

Image
Naser Rugova

Deputeti nga radhët e kësaj partie, Naser Rugova, ka thënë për gazetën “Bota sot” se LDK do ta merr qeverisjen e vendit dhe kryeministri që do të jetë nga LDK e më pas në bazë të parimeve të partisë, do të orientohet edhe dialogu në atë frymë.

“Unë e vlerësoj që LDK do të merr qeverisjen e vendit, kryeministri do të jetë nga LDK-ja, i ka parimet bazë të këshillit të LDK-së që i kemi votuar dhe tani edhe këshilli i ri thjesht do ta orientojë bazamentin e orientimeve për dialog në atë frymë”, është shprehur Rugova.

Sipas tij, LDK e respekton karakterin unitar të Republikës së Kosovës, rendin kushtetues dhe juridik dhe do të aplikojë edhe mekanizmat e reciprocitetit për Serbinë, duke ruajtur barabarësinë në tavolinë me ta.

“LDK respekton karakterin unitar të Republikës së Kosovës, rendin kushtetues dhe juridik dhe ne thjesht do të aplikojmë edhe mekanizmat e tjerë të reciprocitetit pandam Serbisë dhe LDK konsideron se Republika e Kosovës dhe Republika e Serbisë me çfarëdo lloj ndërmjetësimi të BE-së apo kushdo qoftë ai, duhet ta ruajë atë barabarësinë e uljes në tavolinë, prandaj këto janë parime bazë, ne do të ndërtojmë një konsensus politik edhe me opozitën e ardhshme, me të gjitha partitë politike parlamentare, me shoqërinë civile, me qarkun akademik, me të gjithë dhe do ta hartojmë një platformë e cila asgjë më pak apo më shumë, mbështetet në kushtetutën e Kosovës, të cilën jemi të obliguar të gjithë ta respektojmë”, ka deklaruar deputeti Rugova për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat