Haradinaj më i frikshëm për Serbinë është si ushtarak sesa si politikan

Politika

Haradinaj më i frikshëm për Serbinë është si ushtarak sesa si politikan

Nga: D.B Më: 8 gusht 2019 Në ora: 20:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj më i frikshëm për Serbinë është si ushtarak sesa si politikan.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi i cili në një prononcim për “ Bota sot” ka thënë se për krerët e Serbisë, njeri më i urryer është Haradinaj, pasi është shqiptari më i neveritshëm.

“Për t'u shtuar edhe më shumë doza e psikozës fizike e shpirtërore serbe, kundrejt Ramush Haradinajt e Kosovës, shumë më e dobishme do t ‘ishte për shtetësinë e Kosovës, sikur Haradinaj të bëhej Gjeneral i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Kosovës. E them këtë pasi ky post do t'i jepte një grusht të fortë, jo vetëm politikës, por edhe ushtrisë serbe, pasi siç thashë edhe më parë, Haradinaj më i frikshëm për Serbinë është si ushtarak sesa si politikan”, është shprehur njohësi i çështjeve politike, profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat