Tomë Gashi flet për mosnjohjen e pasaportave serbe nga Kosova

Politika

Tomë Gashi flet për mosnjohjen e pasaportave serbe nga Kosova

Nga: D.B Më: 9 gusht 2019 Në ora: 12:20
Tomë Gashi

Vendimi që Kosova të mos e njoh pasaportën serbe, por vetëm letërnjoftimin e saj është vendim i duhur, sipas analistëve politik në vend.

Ky vendim i palës së Kosovës, për reciprocitet me Serbinë sa i përket lëvizjes së lirë, është pranuar thuajse nga të gjitha palët, për faktin se edhe Serbia nuk e njeh pasaportën me emblemën e shtetit të Republikës së Kosovës.

Hyrja dhe dalja nga shteti i Serbisë në Kosovë dhe anasjelltas realizohet vetëm me letërnjoftim, kanë thënë zyrtarë të Qeverisë në largim pas paraqitjes se shqetësimeve të disa qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë, se policia kufitare nuk po lejon qarkullimin me pasaporta serbe.

Avokati Tomë Gashi ka thënë për “ Bota sot” se Kosova duhet ta tregoj fuqinë e një shteti normal demokratik, dhe funksional në mënyrë që të jetë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare e cila parasheh si mundësi efektive reciprocitetin ndërmjet shteteve si një prej metodave më efektive që mund të imponohet nga një shtet ndaj një shteti tjetër.

“Reciprociteti është në të mire edhe të shtetit ndaj të cilit imponohet reciprociteti sepse e detyronte që të respektoj të drejtat e qytetarëve të atij shteti, duke u demokratizuat pa vullnetin e tij. Pra Kosova ka të drejtë dhe do të duhej që të aplikonte reciprocitetin ndaj Serbisë, në të gjitha sferat shtetërore dhe për të respektuar përdorimin e pasaportave të Kosovës në territorin e Serbisë dhe anasjelltas”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

Sipas tij, këtë ka mund ta bëjë edhe me aplikimin e standardëve më të larta ndërkombëtare të marrëdhënieve ndër shtetërore minimum që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës me datën 17.02.2008.

“ E them këtë pasi burrështetasit tonë nuk kanë vepruar kështu, por në të kundërtën. Ata e kanë sjellë shtetin e Kosovës sikur të ishte vazal i Serbisë dhe Turqisë. E duke e lejuar Serbinë që ende edhe pas 20 vjet çlirimi dhe pas 11 vjet Pavarësie të shtetit të Kosovës, të sillet Serbia si në shtëpi të vet. Me një fjalë reciprociteti, është ilaçi më i mirë dhe i vetmi që ka Kosova për ta detyruar Serbinë, që të sillet me ne si shteti me shtet, e jo të na nënçmojë , e shantazhojë në çdo sferë të punëve tona të brendshme, përmes Listës Serbska. Sepse Serbia edhe për çështje të jashtme, po mundohet vazhdimisht të na bllokojë në çdo sferë saqë na ka len pa oksigjen, në aspektin ndërkombëtar, e madje Kosova fatkeqësisht e ka humbur pak si shumë edhe rrugën e vet të shtet ndërtimit”, ka thënë avokati Gashi.

Ai më tej ka shtuar, se tani po i vije era ndryshime vendit , për shkak të zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen shumë shpejt.

“ Populli duhet medoemos të vetëdijesohet e të votoj forca të reja politike se nëse i voton prap të njëjtit të cilët i kanë votuar për 20 vjet me radhë, atëherë ky popull do ta ketë Qeverinë siç është vet, dhe nuk ka të drejt edhe për 20 vjet e ardhshme të ankohet për asgjë, e as për raportet Kosovë-Serbi”, ka thënë avokati Tomë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat