Kosova në vëmendjen e SHBA-së, dialogu pas zgjedhjeve parlamentare

Politika

Kosova në vëmendjen e SHBA-së, dialogu pas zgjedhjeve parlamentare

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 9 gusht 2019 Në ora: 17:23
John Bolton, Këshilltar i presidentit të SHBA-së, Donald Trump

John Bolton, Këshilltar i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pritet të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën deri në fund të gushtit ose fillimin e shtatorit. Bolton në Serbi do të shkojë të bisedoj për dialogun Kosovë-Serbi. Por, se çfarë pritet nga kjo vizitë që do ta bëj Bolton dhe se a do ta përfundojë SHBA procesin e dialogut, njohësit e çështjeve politike dhe deputet nga subjekte të ndryshme politike vlerësojnë Bolton është përfolur rreth qëndrimeve të tij jo edhe aq të çarta për sa i përket çështjes së Kosovës.

Sipas tyre, nëse Bolton, viziton Serbinë dhe Kosovën, ai do t'i japë shtytje procesit duke përdorur edhe presion aty këtu.

Ata thonë se Serbia, nuk njeh gjuhë tjetër, pos asaj kërcënuese. Këtë e ka dëshmuar koha dhe kjo do të jetë edhe zgjidhja.

Deputetja e VV-së Drita Millaku, ka thënë se ardhja e Boltonit në Ballkan tregon se SHBA-të janë duke e rikthyer vëmendjen në këtë pjesë të Evropës, pasi që është vërejtur ndikimi Rus në Serbi.

Image
Drita Millaku

“Kjo është pozitive për Kosovën pasi që SHBA-ja është vendi që përcakton kahjet e politikës botërore dhe duke ditur që ne i përkasim sferës së interesit perëndimor, interesi i Kosovës është përputhshëm me atë Amerikan.

Rugova: Dialogu mund të rifilloj pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë

Kurse, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se dialogu është ndërprerë për arsyet që tashmë dihen.

Image
Naser Rugova

“Dialogu mund të rifilloj pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, atëherë kur të formohet qeveria e re, e cila obligohet që të udhëheq me këtë proces, SHBA-ja dhe BE-ja duhet ti bëjnë presion Serbisë që ta pranojnë realitetin që Kosova është shtet dhe duhet të filloj procesi vetëm në parimin e reciprocitetit”, ka thënë deputeti I LDK-së Naser Rugova.

Makolli: Rezervat e arsyeshme

Kurse, sekretari i Përgjithshëm në AKR Vesel Makolli, ka thënë se vizita e këshilltarit të Presidentit Trump dhe John Bolton në Serbi dhe në Kosovë i hedhë poshtë dilemat e shfaqura më herët se SHBA-të kanë lënë në duar të BE-së zgjidhjen e problemit të dy vendeve fqinje.

Image
Vesel Makolli

Ai konsideron se përkundrazi kjo vizitë do të tregojë se Administrata Amerikane është e interesuar dhe angazhohet drejtpërdrejt për arritjen e një marrëveshje historike në mes Kosovës dhe Serbisë, duke qëndruar si pararojë e kësaj marrëveshjeje.

“Faktori ndërkombëtar është i interesuar për zgjidhjen e problemit kyç të Ballkanit dhe për stabilizimin e kësaj pjese të globit. Rezervat e shfaqura të shumë opinionistëve në Kosovë rreth administratës së tanishme amerikane, e sidomos deklarimi i tyre që përkrahet edhe korrigjimi i kufijve, janë deri diku të arsyeshme. Tej zgjatja kohore tej mase e shumë veprimeve dhe obligimeve të mara para faktorit ndërkombëtar, ka sjell deri te një lloj disavantazhi të Kosovës para faktorit relevant botëror, si dhe në njëfarë mase deri tek ngritja e rejtingut të palës serbe”, ka thënë Makolli.

Sipas tij, ngutja e palës serbe për arritjen sa më të shpejtë të marrëveshjes, tregon se ata kanë shpresë në këtë Administratë të Uashingtonit duke shpresuar se është momenti kur mund ta nxjerrin marrëveshjen më të mirë të mundshme në favor të tyre.

”Situata politike momentale e krijuar në Kosovë na jep shanse që ta prolongojmë marrëveshjen e synuar deri tek krijimi i konstelacionit më të favorshëm për qytetarët e Kosovës, pasi që në pranverë janë zgjedhjet në Serbi, kurse në vjeshtën e ardhshme po ashtu janë zgjedhjet në SHBA. Politikë bërësit nga Kosova pa dallim partie duhet ti kenë parasysh këto gjëra, dhe të jenë unik në marrjen e veprimeve të duhura, kur kemi të bëjmë me çështjet jetike për vendin, e në rend të parë për marrëveshjen me palën serbe”, ka thënë Vesel Makolli.

Duhanaj: Nëse Bolton viziton Serbinë dhe Kosovën, ai do t'i japë shtytje procesit duke përdorur edhe presion

Image
Leon Duhanaj

Ndërsa, analisti politik Leon Duhanaj, ka thënë se John Bolton, është i përfolur rreth qëndrimeve të tij jo edhe aq të çarta për sa i përket çështjes së Kosovës.

Sipas tij, Bolton madje duket të ketë një lloji afërsie me lobin serb dhe zgjidhjen e sheh duke i shtyrë palët në kompromis, çka nënkupton që për të bërë marrëveshje, Kosova duhet të lëshojë sërish pe.

“Nuk mendoj që politika amerikane rreth kësaj çështje është krejtësisht e kundërt me qasjen që kanë pasur qeveritë e kaluara. Nëse Bolton, viziton Serbinë, dhe Kosovën, ai do t'i japë shtytje procesit duke përdorur edhe presion aty këtu. Serbia, nuk njeh gjuhë tjetër, pos asaj kërcënuese. Këtë e ka dëshmuar koha dhe kjo do të jetë edhe zgjidhja. Në anën tjetër, Kosova duhet t'i përmbush disa parakushte, t'i përfundojnë disa detyra, siç janë zgjedhjet dhe të gjejnë forma uniteti, në mënyrë që ta përfundoj me sukses. Kjo çështje nuk zgjidhet pa SHBA-të, ashtu siç nuk zgjidhet pa BE, këndej Kosova duhet të jetë e përgatitur për proces, emrat e përveçëm nuk e luajnë rolin e madh, por varet shumë nga qasja jonë në proces”, ka thënë analisti politik Leon Duhanaj.

Mehazi: Serbia do bijë në mend vetëm me forcë e jo me këshillat amerikane

Image
Sulejman Mehazi

Kurse njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi, ka thënë se këshilltari i Presidentit të SHBA-së John Bolton do vijë në Beograd dhe do ta këshillonte Vuçiqin e Daçiqin me fjalë të buta e të logjikshme për dialogun e njohjen reciproke të dy shteteve: Kosovë e Serbi, do ju thotë serbëve se mos u merrni me ëndrra të kota për Kosovën, se Kosova është e shtetasve të Kosovës e kurrë s'do bëhet e Serbisë.

Sipas tij, Republika e Kosovës e ka krijuar SHBA-ja, e nëse jeni kundër Kosovës atëherë janë kundër amerikanëve.

“John Bolton do kthehet në SHBA, kurse Vuçiqi, Brnabiq e Daçiq nuk do i marrin parasysh këshillat e Boltonit e do vazhdojnë me politikë ëndërrimtarë, jo reale nacionaliste. Edhe Millosheviqin në fillim e këshillonin bukur e mirë amerikanët, po nacionalizmi i tij transedental e kishte verbuar sa që mendonte se kurrë Kosova s'do jetë e shqiptarëve, po doli e kundërta. Vazhdimësia e Nacionalizimit Transedenal serb karshi fjalëve këshilluese të Boltonit do të jenë të shurdhëta e të errëta për dialog me Kosovën. Sipas gjithë parashikimeve Serbia do bijë në mend vetëm me forcë e jo me këshillat amerikane”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat