Thirrje Kosovës, veproni në këtë mënyrë me Serbinë, derisa...

Politika

Thirrje Kosovës, veproni në këtë mënyrë me Serbinë, derisa...

Nga: D. B. Më: 9 gusht 2019 Në ora: 19:26
Ilustrim

Me Serbinë duhet të veprohet në reciprocitet, sepse nëse Serbia nuk i njeh pasaportat e Kosovës, atëherë as Institucionet e Kosovës nuk duhet t'i njohin pasaportat e Serbisë.

Kështu ka vlerësuar politologu Faik Krasniqi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se nëse Serbia i njeh vetëm letërnjoftimet e Kosovës, edhe Kosova duhet t'i njoh vetëm letërnjoftimet e Serbisë.

“Çdo barriere që Serbia e ka ndaj qytetarëve dhe shtetit të Kosovës, dhe Kosova duhet të veprojë në reciprocitet. Ky është vendim i duhur nga ana e Qeverisë së Kosovës, sepse vetëm në këtë mënyrë Serbia mbushet mend, nëse veç sot të mbushet ndonjëherë”, ka thënë politologu Faik Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat