Rugova: Haradinaj la një mozaik jo të mirë, u kthye i penduar në Qeveri

Politika

Rugova: Haradinaj la një mozaik jo të mirë, u kthye i penduar në Qeveri

Nga: G.B Më: 10 gusht 2019 Në ora: 14:42
Ramush Haradinaj

Një ftesë nga Gjykata Speciale në cilësinë e të dyshuarit bëri që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, të jap dorëheqje nga posti i tij.

Dorëheqja e tij ngjalli reagime por e kundër.

E për dorëheqjen e tij, deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Rugova, ka thënë për gazetën “Bota sot” se e vlerëson këtë hap që e ka marrë, pasi nuk është lehtë të shkohet si kryeministër, në një tribunal ndërkombëtar.

Image
Naser Rugova

“Z.Haradinaj e ka marrë një hap, është dorëhequr, që e vlerësoj sepse nuk është lehtë të shkohet si kryeministër i një shteti në një gjykatë, në një tribunal ndërkombëtar, dihet për çka është i themeluar, Prandaj, e kam vlerësuar pozitivisht aktin e tij të dorëheqjes”, është shprehur ai.

Por thotë se më pas u kthye në qeveri si i penduar, duke dërguar pyetje në Gjykatën Kushtetuese se a ka të drejtë të marrë vendime.

“Por pastaj si me pishman u kthye në qeveri, pati debate a kemi të drejtë të marrim vendime apo jo, shkoi deri në atë shkallë që qeveria t’i drejtohet gjykatës kushtetuese dhe të gjitha këto lënë një mozaik jo të mirë, edhe për qytetarin, por edhe për miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka vlerësuar Rugova.

Sipas tij, caktimi i datës 22 gusht për shpërbërje të Kuvendit është zgjidhja.

“Prandaj, caktimi i datës 22 gusht për shpërbërje të Kuvendit është zgjidhja. Zgjidhja është që vullneti elektoral i kthehet atyre që na kanë zgjedhur, mandati i kthehet sovrani dhe LDK bashkë me akterët tjerë opozitarë e ka kërkuar që gati 1 vit”, ka deklaruar Naser Rugova për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat