2-3 milionë euro për postin e kryeministrit! - Bota Sot
2-3 milionë euro për postin e kryeministrit!

Politika

2-3 milionë euro për postin e kryeministrit!

Nehat Shaqiri Nga Nehat Shaqiri Më 10 gusht 2019 Në ora: 17:23
Kuvendi i Kosovës

Posti ndoshta më i rëndësishmi në Kosovë është ai i kryeministrit.

Lufta politike që po zhvillohet në Kosovë, është pikërisht për këtë post. Dallaveret dhe keqpërdorimet, si dhe koalicionet pa parime po ndodhin në Kosovë që nga paslufta e këndej, pikërisht për shkak të këtij posti.

Jemi dëshmitar të ngjarjeve dhe proceseve në të cilat ka kaluar Kosova dhe po kalon.

Bllokimet institucionale po bëhen krejt për shkak të postit të kryeministrit.

Në kohën, kur Isa Mustafa me mjeshtrin e tij u bë kryeministër i Kosovës, kemi qëndruar gjashtë muaj në ngërç politik, apo më mirë të themi gjashtë muaj nuk kemi pas institucione edhe pas zgjedhjeve.

Në këtë kohë, shkaktari kryesor pse u krijuan dy blloqe, njëri nga ana e PDK-së dhe tjetri nga Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma, ishte posti i kryeministrit.

Partia Demokratike e Kosovës, në atë kohë ishte fituese e zgjedhjeve, e cila nuk lëshonte postin e Kryetarit të Kuvendit që e dëshironte me çdo kusht Kadri Veseli ku kishin marrëveshje që Hashim Thaçi pastaj të bëhet president.

Në anën tjetër ishte VLAN-i që kishte “ngulur” këmbë se e kishin fituar shumicën tashmë por kjo nuk rezultoi të ishte e suksesshme pasi në një natë ndërruan llogaritë!

Ndoshta faktori ishte se PDK-ja bënte “dialog” me AAK-në e Nismën, por Isa Mustafa duke “zbuluar” se po i punohej pas shpine vendosi i pari!

Pra, Isa Mustafa apo LDK-ja iu bashkua PDK-së për të formuar Qeverinë e cila nuk i zgjati edhe shumë, vetëm se obligim e kishin ta votonin Hashim Thaçin president dhe pikërisht ishte PDK-ja e cila rrëzoi Mustafën nga Qeveria.

Një Qeveri e cilësuar si prej më të mirave në kohën e pasluftës në Kosovë, por edhe nuk është bash ashtu si flitet.

Kjo Qeveri votoi Hashim Thaçin president nga i cili tashmë po rrezikohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

Nëse ndodh që plani i Thaçit dhe homologut të tij serb, Aleksander Vuçiq i ndihmuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama ku ka një mbështetje edhe prej disa personaliteteve këtu brenda Kosovës, atëherë nuk e di se si do të mund të quhej një qeveri e Isa Mustafës si një nga më të mirat kur me dorën e tyre vendosën njeriun më të dyshimtë në Kosovë në krye të shtetit.

Mirëpo, kjo mbetet të shihet se çfarë do të ndodh në të ardhmen. Tash ne pikërisht mund të mbesim në një situatë të njëjtë politike. E arsyeja është përsëri posti i kryeministrit.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje janë dy partitë që do të dalin të parat në këto zgjedhje. Por, cila do të jetë e para? Sipas sondazheve, edhe pse nuk janë matës 100% i sigurt Albin Kurti është politikani të cilit i beson më shumë populli sesa Vjosa Osmani e cila mund të jetë kandidate e LDK-së për kryeministër.

Një koalicion LDK-LVV është përfolur shumë se mund të ndodhë, por është “kryeministri” që po ua prish planet.

As LDK-ja e as LVV-ja nuk janë të interesuar ta lëshojnë nga dora postin kryesor. Andaj edhe koalicioni parazgjedhor do të jetë i pamundur që të ndodh mes këtyre dy partive e cila padyshim që do të fitonte mbi 50% të votave.

E pasi koalicioni është i pamundur të ndodh, atëherë PDK-ja përsëri është shuam afër të arrij qëllimin e tyre që Kadri Veselin ta bëjnë kryetar.

Por si?

PDK-ja në këtë rast e ka situatën në duar. Duke e dikur që AAK-ja dhe Nisma janë dy parti të vogla e të etura për pushtet do të bëjën koalicion parazgjedhor. PDK-ja si parti më e madhe në këtë rast i ka rreth 20% të votave që nuk i bien më poshtë kurrë. AAK-ja dhe Nisma mund të ia shtojnë edhe nja 15% për të bërë 35%.

LDK-ja dhe VV-ja të dyja këto parti nuk do të mund të bëjnë më shumë se 60%, pra mesatarja rreth 30% për njërën parti dhe po aq për tjetrën. Në këtë mënyrë PDK-ja me koalicion e saj, AAK, NISMA dhe dhjetëra parti të vogla që i mbanë si vegla mbrapa saj do të dalte e para në këto zgjedhje.

Pas kësaj, duhet që të bëjë edhe numrat për të votuar Qeverinë dhe të shpallet Kadri Veseli në krye të saj.

Por si mund të i bëj këta numra?

Numrat për partitë e komandantëve nuk janë diçka që mund ta kenë brengën edhe aq të madhe.

Secili nga këto parti i ka 2-3 milionë euro pasuri. Pra kjo është minimalja e që dikush prej tyre ka dhjetëra milionë euro edhe të depozituara në banka por edhe pasuri të paluhatshme.

Koalicionit të komandantëve nuk i duhen edhe shumë deputetë për formimin e Qeverisë, pra secili me ka 2-3 milion euro do të blinte këdo për të ngritur dorën pro kësaj Qeverie e që pastaj do të thoshin se votuan pro për shkak që Kosova mos të bllokohet në perspektivën e saj në rrugën evropiane.

Ne jemi mësuar me këso lloj deklaratash që nga paslufta e këndej. Andaj duhej që të bëhen ndryshime drastike në të mirë të Kosovës, qytetarëve të saj dhe gjithë shqiptarëve. Por, më këtë soj politikanësh të cilët më parë shikojnë interesin personal, klanor e familjar sesa interesin e shqiptarisë.

E kjo është arsyeja që 2-3 milionë euro të Xhavit Halitit do ta kthenin përmbysë gjithçka në Kosovë.

Pra posti i kryeministrit kushton 2-3 milion euro, po i pate këto para neve na mbetët vetëm të themi “gëzuar”!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...