Flasin nga VV: Zgjedhjet e reja të domosdoshme, ja data kur do të mbahen ato!

Politika

Flasin nga VV: Zgjedhjet e reja të domosdoshme, ja data kur do të mbahen ato!

Nga: N.H Më: 10 gusht 2019 Në ora: 21:21
Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti nga zgjedhjet e kaluara

Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, nga radhët Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje dhe për një gjë të tillë ka qenë gjatë gjithë kohës së kësaj legjislature.

Rrustemi në një prononcim për gazetën “Bota sot”, është shprehur se tashmë edhe qytetarët janë të interesuar si dhe vendi e ka domosdoshmëri mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Image
Adnan Rrustemi

“Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje dhe ka qenë gjatë gjithë kohës së kësaj legjislature, por tani duket qartë që qytetarët janë të interesuar dhe vendi e ka domosdoshmëri mbajtjen e zgjedhjeve”, ka thënë Rrustemi, për gazetën “Bota sot”.

Mirëpo, sipas anëtarit të Komisionit Qendror Zgjedhor, fatkeqësisht, shpallja e zgjedhjeve po zvarritet, në kohën kur vendi ka nevojë për institucione legjitime e efikase.

Mes të tjerave,ai ka shpjeguar se seanca e 22 gushtit do të jetë vendimtarë sa i përket datës së zgjedhjeve.

Krejt në fund, Rrustemi ka nënvizuar se në bazë të kësaj dinamike do të jenë 22 shtatori, 29 shtatori ose 6 tetori datat eventuale të mbajtjes së zgjedhjeve.

“Megjithëkëtë, seanca e 22 gushtit do ta qartësoj edhe datën e zgjedhjeve. Kuvendi duhet të shpërndahet pa humbur kohë dhe të caktohet data e zgjedhjeve, e cila në bazë të kësaj dinamike do të jetë 22 shtatori, 29 shtatori ose 6 tetori”, ka përfunduar Anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor, nga radhët Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, për gazetën “Bota sot”.

Ndërkaq, kujtojmë se kryesia e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se seanca për shpërndarjen e Kuvendit do të mbahet më 22 gusht.

Vendimi u mor në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, së bashku me kryetarët e grupeve parlamentare.

Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradianj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat